Paul Pogba shënoi një gol në fitoren e Manchester United kundër Romës me rezultatin 6-2 dhe tashmë anglezët janë një hap larg finales së Europa League. Mesfushori po agjëron gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Edhe ditën e ndeshjes ai nuk e ka ndalur agjërimin, ndërkohë që në fundin e ndeshjes Pogba ka ngrënë iftarin dhe është shfaqur duke buzëqeshur para mediave, teksa pinte një pije energjike.
Gazetarja Reshmin Chowdhury, përmes një postimi të bërë në Twitter, bën me dije se e pyeti mesfushorin e Manchester United se si ia del të luajë dhe të agjërojë, ndërkohë që përgjigja e tij ishte kuptimplotë: “Allahu na ndihmon!”. /abcnews.al