8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si i shëronte dhimbjet e fytit Profeti alejhi selam. Mjeksia Profetike

Më të lexuarat

Në dy Sahih-ët shënohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, mjekimi më i mirë për ju është me kupa dhe me aloe indiane. Mos i mundoni fëmijët tuaj duke ua shtypur njerithin (lat. uvulae), kur janë të sëmurë me bajame.” Ndërsa në Sunen-e dhe në Musned, është hadithi i Xhabir ibn Abdullahit, që tregon se: Pejgamberi alejhi selam, një ditë, shkoi tek Aishja, të cilën e gjeti duke u kujdesur për një fëmijë, të cilit po i rridhnin hundët gjak. E pyeti: “Ç’po ndodh?” Ajo u përgjigj: “Me siguri ka pezmatim të fytit ose dhembje koke!” Atëherë, Pejgamberi alejhi selam tha: “Mos i vrisni fëmijët tuaj! Kur t’ju sëmuren fëmijët nga bajamet ose nga dhembja e kokës, lajeni aloen indiane me ujë dhe pastaj futjani fëmijës nga hunda.” Aishja menjëherë e kërkoi ilaçin, e përdori dhe fëmija u shërua.

Ebu Ubejde ka shpjeguar se bajamet janë një acarim i fytit, që vjen prej gjakut. Të tjerë thonë se ‘bajame’ quhet qelbëzimi që ndodh mes veshit dhe fytit, i cili më së shumti prek fëmijët.
Thithja me hundë e pluhurit të aloes indiane kuron bajamet që janë të mbushura me gjak flegmatik, i cili mblidhet në trupin e fëmijëve të vegjël. Aloeja indiane ndalon ënjtjen e uvulës dhe e bën të mundur tërheqjen e saj në vendin përkatës.
Aloeja ndihmon edhe kundra sëmundjeve të tjera të nxehta. Ibn Sina, në veprën e vet Ligjet e mjekësisë, për kurimin e pezmatimit dhe të tejzgjatjes së njerithit këshillon përdorimin e shapit, farave të rigonit dhe të aloes indiane.

Aloeja indiane që përmendet në hadith është ajo me lule të bardha dhe të ëmbla, nga e cila ka mjaft përfitime.
Më herët, njerëzit e kishin zakon ta trajtonin pezmatimin e grykës dhe të bajameve duke shtypur njerithin. Pejgamberi alejhi selam e kundërshtoi këtë mënyrë dhe tregoi ilaçin.
Ilaçet që merren nga hunda janë të thjeshta ose të përbëra, të cilat, fillimisht, thahen dhe bluhen. I sëmuri duhet të shtrihet në shpinë, me supe pak të ngritura dhe kokën drejt. Në këtë pozicion, ilaçi futet në kokë dhe, më pas, e nxjerr jashtë sëmundjen me anë të teshtimave. Në Sunen-in e Ebu Daudit është rrëfimi nga Ibn Abasi, që tregon se, Pejgamberi alejhi selam e ka përdorur vetë këtë lloj metode.

Zead el Mead
Ibn Kajim el Xheuzije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit