-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si i kalon ditët Komandant Sokoli në burgun e Manastirit!

Më të lexuarat

Një burim i sigurt për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal bënë të ditur për ditët se si i kalon Sami Ukshini-Komandant Sokoli në burgun e Manastirit.

Ai thotë se Sokoli është në qeli vet, pa asnjë shokë dhe ndonjë të burgosur tjetër me të cilën së paku do të kalonin castet më rrënda te jetës. Sipas tij ish komandanti i UCK-së, Sokoli është i mërzitur dhe mezi i kalon ditët në paraburgim për rastin e Kumanovës që ndodhi më 9 maj në Lagjen e Trimave ku 10 kosovar u vranë nga grupi i armatosur, ndërsa 8 polic nga pala maqedonase.

“Sokoli gati brenda 24 orëve, është i vetmuar në qelin e burgut famkeq të Manastirit. Nuk ka të drejtë të komunikon me asnjë përvec gardianëve të burgut. Padyshim se është i mërzitur se koha nuk kalon pa shkëmbyer ndonjë bisedë me ndonjë person. Ushqimi dihet është i dobët nëpër burgje, por me rëndësi është se ata nuk maltretohen fizikisht nga askush”, thotë burimi.

Nga ana tjetër, Sokoli dhe kosovarët tjerë të burgosur , kanë të drejtën vetëm gjysëm ore gjatë ditës të dalin për të shëtitur në oborrin e burgut. E gjithë kjo bëhet me pranin e rrojeve të burgut (gardianëve).

“Zakonisht Sokoli dhe kosovarët tjerë dalin të shëtisin vetëm gjysëm ore, edhe atë nga ora 08.00-08.30 e mëngjesit.Kuptohet me pranin vetëm të gardianëve maqedonas. Sokoli del me një gardian, poashtu edhe të burgosurit tjerë. Dmth vizita bëhet një nga një, një i burgosur me një gardian”, shprehet burimi për Zhurnal.

Mirëpo të burgosurit kosovar asesi nuk guxojn të takohen mes veti.

“Të paraburgusorit kosovar gjatë shëtitjes gjysëm orëshe në oborrin e burgut mund të shihen nga largësia, por asesi nuk mund të takohen që të komunikojnë mes veti. Kjo është rreptësisht e ndaluar për ata. Sidomos Sokoli është tepër i disciplinuar dhe asnjëher nuk ka shkaktuar ndonjë incident”, thotë burimi për Zhurnal.

Ndryshe, sipas rregullores së burgut cdo I paraburgosur ka të drejtë që brenda 24 orëve të del të shëtisë plotë 2 orë, mirë kjo e drejtë ju meret kosovarëve.

Nga ana tjetër, në burgun e Manastirit  momentalisht gjenden në paraburgim kosovarët, Sami Ukshini – Komandant Sokoli, Ardijan Bujarin dhe Shefqet Hallaqin të cilët priten të gjykohen nga Gjykatat e Maqedonisë për  rastin e Kumanovës që ndodhi më 9 majë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit