4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Si forcat e Mianmarit dogjën, plaçkitën dhe vranë myslimanët Rohingya (Foto)

Më të lexuarat

Të lidhur së bashku, 10 muslimanë rohingya janë kapur nga fqinjët e tyre të cilët janë detyruar të gërmojnë varret e tyre. Pas, kësaj në mëngjesin e 2 shtatorit, të gjithë ishin vrarë.

Të paktën dy prej tyre u sulmuan me vdekje nga fshatarët budistë. Pjesa tjetër është qëlluar për vdekje nga trupat ushtarake të Mianmarit, thanë dy varrmihësit.

“Një varr për dhjetë veta,” tha 55-vjeçari Soe chay, një ushtar i dalë në pension nga Inn Dini i komunitetit budist të shtetit Rakhine, i cili tha se ndihmoi në gërmimin e gropës dhe i kishte parë vrasjet.

Ushtarët e kishin qëlluar secilin person dy deri në tre herë me plumba, tha ai. “Kur ata u varrosën, disa ende bënin zhurmë. Të tjerët tashmë ishin të vdekur.”

Vrasjet në bregdetin e fshatit të Inn Din kanë shënuar një gjakderdhje tjetër mes përplasjeve etnike në shtetin e Rakhines veriore, në Mianmarin perëndimor, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.

Afro 690, 000 myslimanë rohingya e kanë lëshuar këtë fshat për të kaluar në Bangladesh që prej muajit gusht të vitit 2017.

Rohingyat akuzojnë ushtrinë për zjarrvënie, dhunë dhe vrasjet që synonin të shfarosnin komunitetin mysliman në një komb 53 milionësh që kryesohet nga budistët.

Në vitet e fundit, tensionet sektare janë rritur dhe qeveria ka larguar më shumë se 100,000 rohingya në kampe ku ata kanë qasje të kufizuar në ushqim, ilaçe dhe edukim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit