Në rajonin Afar të Etiopisë jeton fisi Ajrulafa, të cilët janë muslimanë dhe aktualisht po agjërojnë në temperatura që shkojnë deri në 50 gradë celsius.
Ky fis i cili numëron 200 shtëpi, edhe pse në varfëri të skajshme, falënderojnë Zotin për mirësitë e dhëna duke agjëruar muajin e shenjtë.
Imami i Ajrulafa, Habib Muhammed Musa, ka treguar se si ata e kalojnë muajin e Ramazanit.
”Ato familje që kanë fëmijë e kanë më të lehtë, sepse i ndajnë punët ndonjëherë me fëmijët, sepse agjërimi në 50 gradë është shumë i vështirë. Kurse për ushqim tregon se “gjatë syfyrit pimë qumësht, kurse për iftar hamë bukë dhe jogurt”, ka thënë Musa, transmeton haber7.
Duke e ditur thatësinë që ka kapluar Etiopinë, ku janë prekur rreth 8 milionë persona, si mundësi për të mbijetuar popullata merret me bagëti./30ditët/