Ramazani shënon një rast të veçantë për familjet muslimane, por këtë vit, muaji i shenjtë kishte një aromë të veçantë për një familje indiane, pasi vajza e tyre e madhe, agjëronte për herë të parë.
Fatima Sohail Roge, 7 vjeçare, i “nënshtrohej” ndjenjave të urisë dhe etjes çdo ditë që shkonte në shkollë.
“Unë shkova në shkollë në ditën e parë të Ramazanit dhe pashë miqtë e mi duke ngrënë. Dhjetë ditët e para ishin më të vështirat, por unë e kalova këtë sfidë dhe agjërova tërë muajin”, tha Fatima – nxënëse e klasës së dytë në GEMS Our Oën English High School .
Ajo vuri në dukje se mësuesit dhe prindërit e frymëzuan atë për të vazhduar tutje.
“Prindërit më thoshin se agjërimi do të më ndihmojë të ndiej dhimbjen e fëmijëve në Siri dhe Somali, të cilët kanë qasje të kufizuar në ushqim dhe ujë”, ka shtuar Fatima.
Ajo shtoi: “Të gjitha këto fjalë më ndihmuan të kaloj dhe më dha një qëllim për të agjëruar.”
Fatima tha ndërsa uria gjatë ditës, ishte një sfidë e madhe, kjo ndjenjë u bë normale, pasi kaluan disa ditë.
“Agjërimi më mësoi fuqinë e mendjes, që ne të mund të marrim kontrollin e ndjenjave tona dhe gjithashtu më përkujtoi për bekimet e vogla – ushqimin dhe ujin – që ne e marrim për çdo ditë”, ka theksuar ajo.
Pas mbarimit të muajit të shenjtë, familja e saj fluturon në qytetin e tyre të lindjes, Mumbai, për të festuar Bajramin.
Fatima do të marrë dhurata dhe përshëndetje nga të afërmit dhe miqtë e saj.
Familja mban tubime të tilla për të inkurajuar fëmijët që agjërojnë për herë të parë. Babai i saj, Sohail Roge, i tha Khaleej Times, se “ajo pa se si familja dhe të afërmit e vlerësuan kushëririn e saj, i cili agjërroi vitin e kaluar, gjë e cila beson se e motivoj edhe vajzën e tij”./30 ditet/.