1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si e trajton burri gruan e tij sipas Traditës Profetike?

Më të lexuarat

Sunetet e braktisura në lidhje me trajtimin e bashkëshortes.

T’i buzëqeshësh gruas

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “T’i buzëqeshësh vëllait tënd në fytyrë është sadeka”
(Sahihu i Tirmidhiut /nr. 1956)
Bashkëshortja jote është e para që meriton buzëqeshjen!

Përkëdhelja e bashkëshortes duke i dhënë ushqim
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ti nuk ke për të shpenzuar, vetëm se ke për t’u shpërblyer, madje, edhe për kafshatën që i’a ushqen bashkëshortes tënde”.
(Mutefiku alejhi)

Të pish ujë në të njëjtën enë që ka pirë ajo.

Prej Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet të ketë thënë: “Pasi pija ujë, ndërkohë që isha me të përmuajshmet, ia jepja Profetit enën në të cilën pija unë; ai vendosi buzën e tij aty ku unë kisha vendosur buzët i mia dhe pinte”.
(Transmeton Muslimi)

Të mbështetesh tek vendi ku mbështetet ajo.
Prej Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se ajo ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) mbështetej tek guri im ku unë mbështetesha; ai lexonte Kuran ndërkohë që unë isha me të përmuajshmet.”
(Mutefikun alejhi)

Të lahesh në të njëjtën enë me ujë ku ajo është larë.
Në hadithet e Aishes, Umu Selemes, Mejmunes dhe Ibën Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!) transmetohet se: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe bashkëshortja e tij laheshin nga e njëjta enë, derisa ai i thoshte asaj: “më lër ujë! ” dhe ajo po ashtu i thoshte :” më lër ujë! ”
(Mutefikun alejhi)

Të lozurit dhe të bërit shaka me bashkëshorten.

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Në kohën që isha e re dhe e vogël me trup, u nisëm për udhëtim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ai u tha njerëzve që ishin pranë tij:” Ju shkoni përpara “Dhe ata shkuan. Pastaj më tha: Hajde të garojmë!”
(Silsiletu E-sahijhatu 1/254)

Ta ndihmosh bashkëshorten në punët e shtëpisë.
Është pyetur Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se çfarë bënte i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në shtëpi? Ajo tha: “Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai qepte rrobat, milte bagëtitë dhe i shërbente vetes së tij.”
(Sahihul – Edebi – Elmufredi 4996)

Pastrimi i gojës për hir të saj.
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur hynte në shtëpi fillonte (të pastronte gojën) me misvak”.
(Sahihul Muslim).

Zbukurimi dhe parfumosja për hir të saj.
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy !) ka thënë: “Unë dëshirojë të zbukurohem për të, ashtu siç dëshiroj që edhe ajo të zbukurohet për mua”.
(Musnefi i Ibën Ebi Shejbes).

Ta thërrasësh me zë të ëmbël dhe me emra apo epitet që ajo i do.
Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e thirri: Oj Aishe! Oj Aishe! (duke mos ia përmendur shkronjën e fundit të emrit) Ky është Xhibrili, po të dërgon selam “.
(Mutefikun alejhi)
Gjithashtu, ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i thërriste:” Oj bardhoshe ! “.
(Silsiletu Esahijhatu 818/7).

Të mbyllësh njërin sy ndaj disa të metave të saj.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Besimtari nuk e urren besimtaren. Nëse urren diçka në sjelljet e saj, do të kënaqet me dicka tjetër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit