4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si e shpjegon islami ecjen në gjumë (somnabulizmin)?

Më të lexuarat

Pyetje:

Çfarë është gjendja e somnabulizmit në fe dhe si shpjegohet?

***

Përgjigje:

Somnabulizmi është një term mjekësor, që nënkupton çrregullimin që ndodh gjatë gjumit të thellë dhe çon në ecjen apo kryerjen e veprimeve të tjera komplekse të pavullnetshme.

Duke qenë se probleme të tilla kanë lidhje me shëndetin fizik të njeriut, atëherë mësimet fetare na udhëzojnë, që t’i drejtohemi mjekëve specialistë për këtë gjë.

Mjekësia na tregon se kjo dukuri ndodh më shpesh te fëmijët, por prek dhe mosha të ndryshme për një kohë të caktuar derisa largohet. Kjo dukuri zakonisht ndodh në fazën e tretë apo të katërt të gjumit, ku njeriu e ka tepër të vështirë të zgjohet. Zakonisht njerëz të tillë që çohen gjatë gjumit të thellë natën, kthehen sërish në krevat, përveç disa rasteve ku mund të ndodhin të papritura të pakëndshme ose të rrezikshme.

Nga ana mjekësore gjithashtu mësohet se kjo dukuri nuk lidhet me ndonjë problem psikiatrik apo psikologjik dhe nuk ka ndonjë trajtim specifik apo terapi të veçantë. Edhe nga ana fetare nuk ka argumente që flasin për këtë gjë dhe nuk dimë të ketë ndonjë shpjegim. Në rast se kjo dukuri shfaqet me çrregullime të tjera në veprime të ndryshme gjatë ditës duhet shikuar dhe analizuar gjendja për të gjetur shkakun dhe për të arritur në një kurim përderisa kurimi është pjesë e fesë Islame, siç thotë Profeti ﷺ: “Kurohuni o robër të Allahut, sepse Ai që zbriti sëmundjen ka zbritur dhe ilaçin”[1]

A nëse nuk ka ndonjë çrregullim në lëvizjet dhe veprimtarinë e tij si njeri dhe nuk përbën ndonjë rrezik konkret, atëherë nuk ka ndonjë shpjegim të veçantë, përveç faktit se njeriu që ecën sa është në gjumë nuk duhet zgjuar e as duhet ndërhyrë në forma të ndryshme për ta ndaluar, por duhet kthyer qetë dhe butë në shtrat, në mënyrë që të mos trembet dhe të ndikojë për të patur çrregullime psikologjike, që mund të shkaktojë kalimi nga një gjendje në një gjendje tjetër papritur.

Ndërkohë duhet të kemi parasysh dhe diçka tjetër. Edhe pse njeriu nuk merr gjynah në kohën kur ecën ose  bën veprime jo të vetëdijshme, nëse ai dëmton diçka të tjetër kujt duhet ta shpaguajë atë.

Komisioni Pyetje & Përgjigjeve Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

——————————————————————–

[1] Transmetuan Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit