Nëse janë antarë të cilësdo parti, apo kanë shok në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurtë se nuk do të jenë të arrestuar pas një krimi të bërë, dhe se, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen, e nese edhe gjykohen, nuk do ta vuajnë dënimin, por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet, e po nëse edhe nuk do të kenë falje dënimi, do t’ju lejohet të ikin. – Will Durant
Savash VELIU
Në lidhje me sfondin e luftës në Jugosllavi kemi ardhur deri te disa informata se; Agjentëve të CIA-s iu është dhënë miliona që të shpërbëjnë Jugosllavinë, ata kanë korruptuar partitë dhe politikanët që kanë përflakur urrejtje midis kombeve, dhe qëllimi përfundimtar ishte që popujt jugosllav të bëhen skllevër, dhe ajo u arrit!Në Senatin amerikan është diskutuar për një lloj mashtrimi në Bosnje dhe Kosovë nga administrimi i Bill Clinton dhe George Bush të cilët tek ne shihen si çlirues.
Në lidhje me agjentët sekret ata kanëardhur në Janar 1991 në Sarajevë. Detyra e tyre ishte për të mbajtur në sy terroristëtë të nacionalitetit serb të cilët duhej të sulmoninë Sarajevën duke planifikuar të kryejn sulme me bomba në ndërtesat kryesore në Sarajevë, Bosnjë për shkak të dëshirës për tu ndarrë nga ish- Jugosllavia, me detyrëpër të përhapur panik në mesin e politikanëve në Bosnjë, për një sulmi serbë. Së pari filluan nga Sllovenia duke dhënë disa milionë dollarë, me paratë janë financuar edhe OJQ-të e ndryshme, partitë opozitare dhe politikanë të ndryshëm të cilët kanë përflakur urrejtje.
Politikanëve që iu është dhënë para sipas raporteve të CIA-s janë; Stipe Mesiç, Franjo Tugjman, Sllobodan Millosheviç, Radovan Karaxhiç, shumë këshilltarë dhe anëtarë të qeverisë së Jugosllavisë, ishin paguar gjeneralë serbë, gazetarët dhe formacionet edhe disa ushtarakë. E gjith kjo u krijua nga administrata amerikane dhe ajo Gjermane.
Fjala është për syniminë e planifikuar shumë më herët nga Perëndimorët, për të zhdukur me një plumbë edhe islamin me ndikimë Turk në Bosnje, me anë të Millosheviçit dhe Karaxhiçit, sepse ajo ishte kufiri më i fundit në Evropë prej ku thirej ezani nga minareja, dhe e dyta; Plaçkitja e pasurive të popujve jugosllav e në veçanti atyre musliman, prandaj aty duhej bashkuar të gjithë sërbët në një shtet “Sërbi e Madhe”!
Kah fundi i vitit 1990, në Bosnje dhe Hercegovinë në votimet e fundit vjenë në kryesin shtetërore Alija Izetbegoviqi dhe në mars të vitit 1992 me një referendumë ai shpalli në emër të Zotit pavarësinë e Bosnnjës dhe Hercegovinës. Izetbegoviqi, përpiqej me të gjitha forcat të ruante karakterin shumënacional të Bosnjës. Por, enkas nga “Antanta” kurse sot “NATO”, sërbëve i’u ofrua komplot projekti i njëjtë i vitit 1914, që do të ndihmojë në tensioniminë e situatës në parlamentin qendrorë në Sarajevë, permes liderëve, Radovan Karaxhiç dhe Biljana Pllavshiç”, duke marr për pretekst pavarësinë nga Jugosllavia, ata duhej të lëshojnë parlamentinë. Me këtë akt, ata i shpallën luftë të hapur muslimanëve “fait accompli” (ndryshimi i kufijve me dhunë – për një sërbi të madhe). Asnjë argument nuk ka mundur të gjejë Millosheviçi për të sulmuar Bosnjën, siç bëri në Kroaci. Kështu ndodhë derisa nuk ekzistonë realishtë Rendi i Ri Botëror i bazuar mbi Demokraci të mirëfilltë e cila duhet të veprojë si e tillë.
Nga jashtë dhe brenda bëhejPropaganda e madhe me qëllim për të kacafytyr vendin dhe për të ndarë nga sistemi i Jugosllavisë. Perëndimi kishte për të zgjedhur një kurban që do të ishte fajtor për të gjithë. Dikush që do të jetë përgjegjës për luftën dhe dhunën. Kurbani u zgjodh dhe ai ishte Alija Izetbegoviqi, për shkak se ai nuk pranonte përuljen para tërbimit perëndimor, në asnjë mënyrë. Filloi lufta e përgjakur në Bosnje e planifikuar nga OKB-ja në krye me Kryetarin, Butros Gali, SHBA, Anglia, Franca, Israeli dhe Rusia me ndihmën e Sërbisë. Plan nga makineria vrastare sioniste kundrejt një populli të pambrojtur musliman. Kur perëndimorët kuptuan se Izetbegoviqi nuk do të mposhtet inicuan komplotin përmes Fikret Abdiçit dhe Zulfiçar Alipashiçit, serbofila të kulluar. Arritjet nga lufta e Bosnjes do të ishte, ndërhyrja e Anglisë, Francës dhe Rusisë (ANTANTA-NATO) në Ballkan, gjegjësisht rikolonializiminë e këtyre hapsirave, po nga ata forca paratitoiste.
Sot çdo gjë është e qartë, njerëzit të cilët më parë kanë nxitur për luftë, por edhe janë treguar si njerëz të paqes tani janë pronarët e kompanive që eksploatojnë pasuritë e ndryshme minerale dhe burimet tjerë të këtyre popujve! Thjesht, ata na bën skllevër, njerëzit punojnë për asgjë, dhe se produktet e prodhuar tani shkojnë në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Në fund ne jemi duke blerë dhe eksportuar atë që kemi krijuar vetë, për shkak se ne nuk kemi para, ne kemi nevojë për të marrë hua, dhe kjo hua na mbyti në borxhe, kjo është e gjithë historia në të gjithë Ballkanin!Gjithashtu edhe Kosova u morrë për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore, dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake. Perëndimi që t’i shmangej edhe një Izetbegoviqi tjetër fetar rebelues dhe kokçarës u komplotua tradhëtia dhe zhdukja nga skena Kosovare një lideri pretendues i ardhshëm siç ishte, Adem Jashari. Personalitet i tij kurrë nuk do të pranonte gjunjëzimin dhe fatalizimin e popullit kosovar para apetiteve të tyre duke dorëzuar vatrën e Kosovës çakallëve siç do të bëj “Gandi Paqtori” ateist, Rugova i cili mbeti duke bredhur aksit rrugor Vatikan -Beograd. Ashtu do të pësojnë edhe Fehmi Agani dhe Ukshin Hoti gjatë luftës, kurse në skenë do të mbetën “patriotët e rremë”!
Disa harrojnë të kaluarën e dhimbshëm, ajo ishte e falsifikuar nga Fuqitë e Mëdha. U manipuluam, ata e morrën atë që ata donin, pasuritë tona natyrore dhe fuqinë fizike. Ata donin të shuajn edhe zërin e ezanit, me të donin të na e shuajn ngrohtësin shpirtërore që kemi si popull. Por atë nuk e arritën sepse sot në mes të Evropës thiren ezanat nga minaret, dhe është budallallëki të mos tregohemi se jemi të fortë dhe të kuptojmçka është bërë! Sot, 25 vjet pas luftës, e njëjta gjë ndodh në mediat e ish-Jugosllavisë? Manipulimi, urrejtja, përhapja e frikës ? Vetë duhet të gjykojm përsepërsëriten këto!