3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Si e pranova Islamin nga golat e Muhamed Salah

Më të lexuarat

Nga Ben BIRD

Si një person që dashuron futbollin, tashmë e kam gjetur dikë që më inspiron me të vërtetë. Do të doja shumë që të kem rastin që ta takoj, t’i them ç’kemi, apo thjesht faleminderit.
Falë tij, unë jam konvertuar në një tjetër besim.
Shokët e mi nuk e bëjnë të madhe pse jam konvertuar në musliman, pasi unë nuk kam ndryshuar shumë. Ata e dinë se vullneti im erdhi nga lojtari Muhamed Salah.
Meqë nuk kam ndryshuar, unë shkoj me miqtë në klub, por nuk e konsumoj alkoolin dhe nuk vë baste. Kënaqem me atë që kënaqen shumica: performanca në futboll.
Jo vetëm, Salah, por edhe Pogba, Özil, Mane, janë heronjtë e futbollit në Britaninë e Madhe.
Më vjen turp kur e kujtoj se si ka qenë opinioni im për Islamin para se të njihem për së afërmi me këtë besim. Muslimanët i shikoja sikur një elefant në mesin e njerëzve, dhe e pranoj se kisha urrejtje ndaj tyre.
Nga kjo mund të kuptohet se as në ëndrrat më të largëta nuk do të mendoja të konvertohesha.
Gjithçka nisi me një projekt që kisha për ta bërë në sajë të studimeve universitare. Kështu, iu përvesha mëngëve dhe nisa të hulumtoja për ndikimin e shembujve “model” te të rinjtë për ndryshime pozitive.
Është e çuditshme se si të gjitha kërkimet më çonin te Muhamed Salah. Atij, madje i kishin kushtuar një himn në kohën kur isha duke hulumtuar.
Në një kohë kur islamofobia po merrte flakë, po aq flakë po merrte edhe fama e tij, në kuptimin e mirë të fjalës.
Me gjithë kontaktet që kisha me të huajt, Muhamed Salah dukej shembulli ideal i jetës “me këmbë në tokë”, një djalë të kujdesshëm që fama nuk po e tjetërsonte.
Lajmi tjetër i radhës që më binte në duar ishte “rengu” që kishin bërë miliona egjiptianë duke e shkruar emrin e tij në fletëvotime, pa qenë ai fare kandidat për president.
Teksa po mbaroja studimin, njëri nga të intervistuarit e mi më tha se mënyra se si Salah e praktikon besimin e tij po bën që njerëzit të bien në dashuri jo vetëm me të, por edhe me pikëpamjet e tij fetare.
Kjo deklaratë ishte një pikë kthese. Mendova se si ka mundësi që një njeri të shënojë gol për hatër të besimit të tij. Po të mos ishte aq me rëndësi, ai nuk do të bënte përkuljen tipike – simbol të devotshmërisë së muslimanëve ndaj Zotit. Tani, mendoni sa njerëz shohin Premier Ligën çdo javë? Miliona.
Ja pra, Salah ju tregon të rinjve se mund të bëhesh i suksesshëm duke qenë vetvetja, pa frikë nga britmat raciste a poshtëruese që bën kundërshtari.
Ai u tregon të rinjve që njerëzit i bëjnë bashkë përpjekja për të qenë gjithnjë më i mirë, pavarësisht bindjeve politike a fetare, dhe se puna, ashtu si uji, e gjen rrugën e vet.
Shumë anglezë e quajnë “religjion” futbollin. Këtë term e refuzojnë shumë nga komuniteti musliman, por këtu është një tjetër grep: të jesh më i miri tërheq të tjerë pas vetes, pavarësisht se për çfarë brohoret turma.
Cfarë do t’i thoja vetes sime të dikurshme?
Thjesht, të ja kujtoja se njerëzit janë të ndryshëm, dhe kjo i bën të veçantë. Në duhet ta kuptojmë njëherë e mirë se jetojmë në një ambient të larmishëm shumë kulturor e fetar.
Unë isha nga ata që nuk e kundërshtova brohoritjen e tifozëve të Chelsea që thonin “Salah është bombardues”. Tani, e mendoj këtë slogan ndryshe: ai sulmon ndershëm në portë, me këmbëngulësinë dhe intensitetin që mund ta ketë vetëm një njeri që beson.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit