6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Si e parashikon Google Map trafikun?

Më të lexuarat

Google Maps i bazon pamjet e trafikut dhe rekomandimet e rrugës më të shpejtë në dy lloje të ndryshme informacioni:

  1. Të dhëna historike
  2. Të dhëna në kohë reale

Të dhënat historike janë koha mesatare që duhet për të udhëtuar në një pjesë të caktuar të rrugës në kohë specifike në ditë të caktuara ndërsa të dhënat në kohë reale dërgohen nga telefonat inteligjentë (GPS) që raportojnë se sa shpejt lëvizin makinat në atë kohë.

Google Traffic përdor të dhënat e trafikut me burim nga turma dhe analizon detajet e vendndodhjes (bazuar në GPS, WiFi dhe kullat e telefonit celular) që u transmetohen atyre nga përdoruesit e Android dhe Google Maps. Duke analizuar shpejtësinë e përdoruesve përgjatë një pjese të rrugës, Google gjeneron një hartë të trafikut të drejtpërdrejtë. Me kalimin e kohës përdorimi i pajisjeve Android dhe i aplikacionit Google Maps po shkon në rritje dhe gjithashtu Google ka miliona e miliona miq që ofrojnë detaje të trafikut në kohë reale ku kjo ndihmon në saktësinë e parashikimit të trafikut. 

Google analizon të dhënat e marra (dhe pasi ka hequr anomalitë duke përdorur grupin e vet të algoritmeve) dhe na ofron fluksin e trafikut që shohim në hartën tonë, i cili në fakt është një shfaqje shumë e saktë në kohë reale e numrit të telefonave Android që aktualisht po përpiqen të bëjn të njëjtin udhëtim.

Përveç pajisjeve të veta, Google përdor edhe shërbimet e jashtme të të dhënave të AirSage dhe INRIX për të rritur saktësinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit