13.7 C
Pristina
Wednesday, January 8, 2025

Si e dëmton urdhri i Trump Arsimin e Lartë në SHBA

Më të lexuarat

Irani, Turqia dhe Arabia Saudite ishin ndër 15 vendet e origjinës me numër më të lartë të studentëve ndërkombëtarë në 2015-2016, sipas Institutit Ndërkombëtar të Arsimit

Ndikimi potencial i ndalimit të kohëve të fundit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara qytetarët e shtatë vendeve islame, të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, mund të jetë i rëndë për regjistrimin ndërkombëtar në shumë institucione amerikane të arsimit të lartë. Do të ulet në mënyrë drastike numri i studentëve ndërkombëtarë, jo vetëm nga shtatë vendet e ndaluara, por edhe nga shtete të tjera me shumicë popullsie islame, të tilla si Arabia Saudite dhe Turqi

Irani, Turqia dhe Arabia Saudite ishin ndër 15 vendet e origjinës me numër më të lartë të studentëve ndërkombëtarë në 2015-2016, sipas Institutit Ndërkombëtar të Arsimit. Efekti domino i këtij ndalimi do të rezultojë në një rënie drastike të regjistrimit ndërkombëtar të studentëve nga vendet me shumicë islame.

Programet intensive të mësimit të anglishtes dhe programet universitare kanë të ngjarë të vuajnë nga rënia e regjistrimit në studentë nga Arabia Saudite, një treg kryesor për Arsimin e Lartë në SHBA. Kishte pasur edhe paraprakisht shenja të një rënieje në regjistrime për shkak të prerjes së fondeve në programet e bursave të qeverisë saudite.

Ndalimi do të prekë veçanërisht shkollat me programe pasuniversitare. Kjo është për shkak të faktit se shumica e studentëve nga të shtatë vendet e ndaluara – Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni – ishin kryesisht të regjistruar në programet pasuniversitare. Për shembull, 70% e studentëve iranianë ishin regjistruar në programet e nivelit të doktoraturës (8,603 prej 12.427) në vitin 2016, sipas të dhënave nga Programi i Shkëmbimit Studentor.

Trajnim Praktik i Mundësuar

Një nga projekt-urdhrat ekzekutivë të publikuar në agjencinë e lajmeve Vox, fokusohet në kufizimin e emigracionit të ligjshëm. Ajo titullohet “Mbrojtja e Punëve Amerikane dhe Punëtorëve duke Fuqizuar Integritetin e Programeve Visa për Punëtorin e huaj”.

Dispozitat e saj në Trajnim Praktik i Mundësuar thekson: “(vii) propozimi për njoftimin dhe komentimi rreth një rregulloreje që do të reformonte programet praktike të trajnimit për studentët e huaj për të parandaluar pengues të studentëve amerikanë në fuqinë punëtore, për të mbrojtur më mirë SHBA dhe punëtorët e huaj të prekur nga programet e tilla, për të rivendosur integritetin e Programeve për viza studentore, sigurohet përputhshmëria dhe Përmirësimi i monitorimit të studentëve të huaj”.

Vox raporton se ky ligj mund të “… përmbysë afatet e kohëzgjatjes së vizave të punës dhe Trajnimit Praktik të Mundësuar nga (Barack) Obama”.

TPM ose Trajnimi Praktik i Mundësuar është një program shumë tërheqës për studentët ndërkombëtarë – numri i studentëve të TPM nga shtatë vendet e ndaluara u rrit nga 664 në periudhën 2014-2015 dhe 2015-2016 arriti në 1.940.

TPM ndihmon nxënësit të fitojnë përvojë pune, pasurimin e mësimit praktik dhe për të rimarrë një pjesë të investimeve të tyre në arsim. Punëdhënësit fitojnë nga ardhja e talenteve globale dhe eksplorimin e aftësive e tyre para se të vendosin për sponsorizimin e një vize për punësim.

Kohëzgjatja standarde e TPM është një vit. Më 8 prill 2008, Departamenti i Sigurisë Kombëtare miratoi një zgjatje 17-mujore të periudhës së TPM për studentët që diplomohen me një diplomë në degë të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, fushave të matematikës. Një rregull i ri u vu në fuqi nga 10 maj 2016 për të zgjatur 17 muaj deri në 24 muaj për të diplomuarit në këto fusha.

Zgjerimi i TPM është veçanërisht tërheqës për studentët indianë, të cilët janë të përqendruar në programet Master në inxhinieri dhe shkenca kompjuterike. Të dhënat nga Programi i Shkëmbimit Studentor tregojnë se në vitin 2016, 83% e studentëve indianë, 43% e studentëve të Arabisë Saudite, 78% e studentëve iranianë dhe 40% e studentëve kinezë ishin regjistruar në një nga fushat e sipërpërmendura.

Këtu janë disa nga trendet në lidhje me TPM gjatë tetë viteve 2007-2008 dhe 2015-2016. Viti akademik 2007-2008 është përzgjedhur për të krahasuar tendencat e regjistrimin paraprak për miratimin e zgjatjes 17-mujore të TPM:

  • Në 2015-2016, ka pasur 90,732 më shumë studentë ndërkombëtarë në TPM se në 2007-2008;
  • Në tetë vite, norma e rritjes së numrit të studentëve në TPM ishte më e lartë se norma e rritjes për regjistrim të përgjithshëm;
  • Çdo dy nga tre studentë ndërkombëtarë në TPM është nga Kina apo India (2015-2016);
  • Një në gjashtë studentë kinezë në SHBA është në TPM (2015-2016);
  • Një në katër studentë indianë në SHBA është në TPM (2015-2016).

Me vetëm 20,000 viza H1-B të shpërndara për studentët ndërkombëtarë të diplomuar me nivele të avancuara nga SHBA, shumica e studentëve ndërkombëtarë detyrohen të kthehen në shtëpi në vendet e tyre eventualisht. TPM siguron një mundësi të rëndësishme përvoje për të plotësuar programin mësimor akademik me aftësi praktike.

TPM është një nga diferencuesit kryesor në një peizazh gjithnjë e më konkurrues për të tërhequr studentët ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Studentët ndërkombëtarë kanë kontribuar me 32.8 miliardë dollarë për ekonominë amerikane, sipas NAFSA, në 2015-2016. Çdo politikë që destabilizon perspektivat e fitimit të përvojës së punës do të dëmtojë në mënyrë të pashmangshme ekonominë dhe institucionet amerikane të arsimit të lartë.

Nëse Urdhri Ekzekutiv në kufizimin e emigracionit të ligjshëm dhe mosaplikimi i zgjerimit të periudhës së TPM do të hyjë në fuqi, ai do të rezultojë në shumë studentë ndërkombëtarë që do të zgjedhin të mos e shohin SHBA si një destinacion të preferuar. Ndërsa rekrutimi i studentëve ndërkombëtarë lëviz në një fazë kompeticioni marramendës, institucionet amerikane të arsimit të lartë nuk e kanë luksin e humbjes së TPM, i cili është një nga elementet më tërheqëse për studentët ndërkombëtarë që kanë si qëllim të studiojnë në SHBA.

Po u vëmë barrierë talenteve 

Google shprehu shqetësim për këtë urdhër ekzekutiv duke thënë se masa të tilla mund të bllokojnë hyrjen e talenteve në SHBA. Trump tha se ky urdhër do të mbajë larg Amerikës islamikët radikalë. I ashpër ishte qëndrimi i shefit ekzekutiv Sundar Pichai, i cili tha se më se 100 anëtarë të stafit preken nga kjo masë. “Është e dhimbshme të shohësh koston e lartë të këtij urdhri ekzekutiv ndaj kolegëve tanë”, -tha Pichai, raportoi Bloomberg.

Urdhri u nënshkrua nga presidenti amerikan ditën e premte, duke ndaluar hyrjen në SHBA për 90 ditë të qytetarëve nga shtatë shtete me shumicë myslimane, si: Siria, Iraku, Irani, Sudani, Jemeni, Somalia dhe Libia.

Menjëherë kanë reaguar edhe grupet e djathta, të cilat thonë se nuk ka asnjë lidhje mes terrorizmit dhe refugjatëve sirianë. Aktualisht ka patur raportime ku janë kthyer pas dhjetëra udhëtarë nga vendet në fjalë. Lugina e Silikonit është shqetësuar më shumë se askush. Shumica e talenteve që punojnë në vend nuk janë shtetas amerikanë. Madje edhe shefi i Facebook Mark Zuckerberg reagoi duke thënë se ishte i shqetësuar për urdhrin ekzekutiv të Trump dhe se ai vetë vinte nga një familje emigrantësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit