1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Si duhet ti presim 10 ditët e Dhulhixhes

Më të lexuarat

Allahu i lartësuar nga mirësia e Tij bëri për ne periudha kohore në të cilat garojnë me vepra të mira garuesit e Xhenetit, e ndër këto periudha janë edhe dhjetë ditët e para të muajit hënor dhul-hixhe, për të cilat Zoti betohet në Kuran duke thënë:
“Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!” (El-Fexhr: 1 – 2)

Në hadithin që përcjell Xhabiri tregohet se Profeti alejhi selam ka thënë: “ Ditët më të mira të dynjasë, janë dhjetë ditët.”, d.m.th dhjetë ditët e dhul-hixhes. (IbnHiban dhe e saktësoi Albani).
Ka Thënë Ebu Uthman En-Nehdij: “ Të parët tanë i madhëronin tre dhjetë-ditëshet: dhjetë ditët e fundit të ramazanit, dhjetë ditët e para të dhul-hixhes dhe dhjetë ditët e para të muajit muharrem.”

Si ti presim këto ditë?
Përcillet nga Ibn Abas se Profeti alejhi selam ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilat puna e mirë është më e dashur tek Allahu se sa në këto ditë.”, d.m.th dhjetë ditët e para të dhul-hixhes. I thanë: O i Dërguari I Allahut, a janë më të mira edhe se lufta në rrugë të Allahut? Tha: “ Po më të mira edhe se lufta në rrugë të Allahut, përveç atij që shkoi me veten dhe pasurinë e tij në të dhe nuk kthehet me gjë prej saj.” (Buhariu).

Puna e mirë e përmendur në hadith përfshin çdo fjalë dhe vepër të mirë nga adhurimet dhe ndër adhurimet më të rëndësishme që mund të kryejë muslimani në këto ditë janë:

Agjërimi
Përcillet se Profeti alejhi selam i agjëronte nëntë ditët e para të dhul hixhes. (Ebu Daud, Nesaiu dhe e saktësoi Albani). Dita e dhjetë nuk agjërohet, sepse është dita e Bajramit.

Dhikri i Allahut
Allahu i madhëruar thotë: “Dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai.” (El-Haxh: 28) dhe këto ditë të caktuara janë dhjetë ditët e para të dhul-hixhes.

Haxhi
Haxhi është adhurimi më i rënsdësishëm që kryhet në këto ditë dhe Profeti alejhi selam ka thënë: “ Për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kurbani
Ai i cili dëshiron të bëjë kurban nuk duhet të presë thonjtë dhe të heqë qimet nga trupi i tij gjatë këtyre ditëve, derisa të bëjë kurbanin.
Gjithashtu nga adhurimet e tjera që mund të kryhen në këto ditë janë: namazet nafile, leximi i Kuranit, sadakaja, sjellja e mirë me prindërit dhe të afërmit, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit