3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Si duhej të ishte titulli i këtij lajmi…

Më të lexuarat

Edhe për dijeni të medias profane: i thuhet i “palarë” atij që lahet 5 herë në ditë

Asgjë e re dhe e papritur: një personazh LBGT  lëshoi një epitet fyes ndaj një drejtuesi musliman gjatë një debati televiziv dhe më pas iku. Xheni Karaj, një prej figurave të komunitetit me devijacion seksual, e quajti të “palarë” imamin Ilir Curri, ndërkohë që ky i fundit lahet 5 herë në ditë. Madje madje, ata që janë jashtë Islamin, ndër habitë që shprehin mbi muslimanët, është pikërisht zelli për t’u larë kaq shpesh. Por çështja s’është te injoranca dhë gojënyurësia e personazhit në fjalë, por te media, aty ku u konsumua skena e përballjes, e cila zgjedh për titull t’i japë përparësi asaj dhe jo atij, duke zgjedhur, a spekullativisht a naivisht, ta avantazhojë ndaj imamit.

Ky i fundit tha një gjë tejet logjike dhe tejet fondamentale lidhur me devijacionin LBGT: Ata s’riprodhojnë, e si të tillë janë vrasës të jetës.

Dhe, në kohën kur e gjitha shoqëria është në alarm për rënien e popullsisë në Shqipëri, sigurisht dhe media në fjalë, zgjedhja seksuale e atij komuniteti del më në pah mbi mynxyrën që bart: ata fikin jetë!

Këtë tha imami Ilir Curri. “Agjenda LGBTI nuk e siguron vazhdimësinë e familjes”, u shpreh ai, duke bërë që ajo përballë tij të quaj të “palarë” atë që lahet 5 herë në ditë si obligim fetar për të qenë njeri që rrezaton higjenë e pastërti. Pra, ishte fyerje dhe jo kundraargument. Sepse, në këtë pikë nuk ke çfarë të kundraargumentosh më, ndaj dhe i ikën debatit. Ata janë mishërim i një paradoksi të çmendur: kanë ardhur në jetë e ekzistojnë nga natyrshmëria seksuale e caktuar nga Zoti, por bëjnë dhe promovojnë të kundërtën.

Dhe një media serioze, me kredo të larta profesonale, nuk prodhon tituj të tillë për ta servirur lajmin, duke mbajtur anën e atyre që vetë ata – besohet të jetë kështu – gazetarë a drejtues redaksish, nuk do donin të ishin të tillë që s’ta nxë goja të thuash.

Titulli më normal dhe logjik, duhej të ishte: “Personazhi LBGT pa kundraargument, braktis debatin me imamin”.

Pika që s’u bije se ç’gazetari bëjnë! /tesheshi.com/      

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit