-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si do të duket Volkswagen Scirocco i ri?

Më të lexuarat

Kur prodhuesi i njohur i automobilave “Volkswagen” në vitin 2008, përsëri në “jetë” e solli modelin Scirocco, shumë njerëz me skepticizëm e shikuan këtë hap të ndërmarrë nga Wolfsburg-u. Coupe-ja sportive edhe përkundër pamjes atraktive dhe motorëve shumë të mirë nuk i arriti pritshmërisë jo së paku sa i përket shitjes.

Krejt ndryshe

Në dy vitet e para janë shitur vetëm 10.000 copë. Tani në “Volkswagen” e paralajmëruan versionin e ri të Scirocco-s për vitin 2015, ndërsa shefi i dizajnit në “Volkswagen”, Walter de Silva, deklaroi se ky model do të jetë revolucionar dhe do të dallohet shumë nga modeli i fundit. “Modeli i ri Scirocco do të duhet të jetë plotësisht i ndryshëm. Komplet do të jetë i ri!”, deklaroi Walter de Silva. “Nuk dëshirojmë të përsërisim pamjen dhe stilin e tanishëm të Scirocco-s, pasi që dëshirojmë në tërësi ta ndryshojmë. Momentalisht në dispozicion i kemi disa koncepte, por koncepti dhe pamja përfundimtare ende nuk është zgjedhur dhe ende jemi larg kësaj. Një është e sigurt, se tërë konstruksioni dhe qasja në modelin e ri Scirocco do të ndryshohet për 360 shkallë”, shtoi ky zyrtar nga “VW”.

Motorika e Golf-it të ri

Parashikohet që modeli i ri VW Scirocco do të mund të fitojë edhe tërheqjen në të katër rrotat, ndërsa me siguri që ky prodhues edhe në këtë rast do të shfrytëzojnë platformën e popullarizuar modulare, MQB, të cilën e shfrytëzon edhe Golf-i i ri, dhe me të cilin ndanë edhe motorët dhe ndërruesit e shpejtësive. Marrë parasysh që “VW” dëshiron të zgjerojë ofertën e automobilave të tij në të gjitha kontinentet, pritet që Scirocco i ri do të shitet edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që me modelin e tanishëm nuk ka ngjarë.

Sipas burimeve shumë të afërta me këtë prodhues, të cilët pra përpos që garantojnë se do të jetë krejt i ndryshëm nga modeli i tanishëm, ata potencojnë se ky model pritet të tërheq numër të madh blerësve, falë motorikës shumë të pasur e cila ofron njëherësh edhe harxhime më të vogla, kështu që shumica me padurim janë duke e pritur vitin 2015, që ta shohin se si do të duket kjo veturë dhe se a janë pohimet që tani po qarkullojnë të vërteta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit