GJEOPOLITIKA E KROACISË

0
110

Disa fakte dhe shifra relative për Kroacinë që organizoj të dielën zgjedhjet e para evropiane, disa javë nga anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian, më 1 korrik.

SITUATA GJEOGRAFIKE: Me një sipërfaqe prej 56.542 kilometra katrorë, Kroacia, vend i Evropës juglindore kufizohet nga Adriatiku në perëndim, Sllovenia në veriperëndim, Hungaria në verilindje, Serbia në lindje, Bosnjë-Hercegovina dhe Malin e Zi në jug.

POPULLSIA: Kroacia përbëhet nga 4,4 milionë banorë, 89,63 për qind e të cilëve janë kroatë me besim katolik. Minoriteti më i rëndësishëm i përbërë prej 4,54 për qind është ai serb me besim ortodoks.

INSTITUTICIONET POLITIKE: Demokraci parlamentare.

KRYEQYTETI: Zagreb.

GJUHA: Kroate.

BESIMI: 89,6 për qind e popullsisë është katolike.

HISTORI: Dominuar për shumë shekuj nga turqit dhe austro-hungarezët, Kroacia kërkoi më 1918 të bëhet pjesë e mbretësrisë serbe, kroate dhe sllovene.

Më 1941, ajo formon një shtet të pavarur (NDH) pronazist nën drejtimin e nacionalistit, Ante Paveliç.

Në 1945, ajo bëhet një nga republikat e federatës jugosllave.

Kroacia, u drejtua që prej 1990 nga Franjo Tugjman, i cili shpalli pavarësinë më 25 qershor 1991.

Lufta mes serbëve dhe kroatëve (1991-95) shkaktoi të paktën 20.000 të vdekur dhe më shumë se 30.000 të plagosur. Paralelisht, Kroacia ndërhyri në Bosnjë-Hercegovinë që nga fundi i vitit 1992 duke luftuar serbët, por gjithashtu dhe myslimanët duke nisur që nga viti 1993.

Një marrëveshje në mars 1994 bëri të mundur krijimin e një Federate kroato-myslimane në Bosnjë-Hercegovinë që i dha fund konfliktit kroato-mysliman.

Më 1995, kroatët rimorën territoret e kontrolluara që prej 1991 nga seksionistët serbë. Sllovenia lindore kaloi më 1998 nën autoritetin e Zagrebit pas dy vjetësh nën administrimin e OKB-së.

Socialdemokrati, Ivo Josipovic, presidenti i tretë kroat që prej shpalljes së pavarësisë, u zgjodh në janar 2010.

Nga viti 2003 dhe fundi i vitit 2011, vendi është drejtuar nga HDZ. Një qeveri e qendrës së majtë u betua në muajin dhjetor 2011.

Kroacia nënshkroi më 9 dhjetor 2011 traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

SITUATA POLITIKE: Komuniteti demokratik kroat (HDZ) u rikthye në pushtet në zgjedhjet legjislative të 23 nëntorit 2003 pas katër viteve në opozitë.

Ai ka mbretëruar për dhjetë vjet nën sundimin e Franjo Tugjman, i cili vdiq në dhjetor 1999.

Amandamentet kushtetuese të miratuara në nëntor të vitit 2000 vendosën një regjim parlamentar. Parlameti është njëdhomësh.

EKONOMI: Pas një rritje konstante të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga viti 2000 deri më 2008, ekonomia do të kontraktohet me rreth gjashtë për qind në 2009 në rapor me një vit më parë.

PAGA MESATARE: 725 euro (tetor 2009).

MONEDHA: Kuna (HRK).

PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO/për frymë: 43,9 miliardë euro (2012), 10.295 euro (Banka Kombëtare).

PAGA MESATARE MUJORE: 5.529 kuna (726 euro) (janar 2013, Instituti kombëtar i statistikave, DZS)

PAPUNËSIA: 21,9 për qind e popullsisë aktive për punë në muajin shkurt 2013.

INFLACIONI: 3,4 për qind në vitin 2012.

BORXHI I JASHTËM: 44,9 miliardë euro, rreth 102 për qind e PBB-së në vitin 2012.

FORCAT E ARMATOSURA: 17.000 trupa. Zagrebi u integrua në NATO në vitin 2009.

DIPLOMACIA: Lidhur me Bashkimin Evropian me anë të një Marrëveshejeje Stabilizim Asocimi që prej 29 tetorit 2001, Kroacia mori në qershor të 2004-s statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE dhe i hapi rrugën negociatave në tetor 2005.