1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Si diskriminohen Sikhët, duke menduar se janë Musliman!

Më të lexuarat

Skizmi është feja e 5 të më e madhe në botë, e ndjekur nga 25 milion njerëz nga e gjithë bota, por më shumë janë në Indi ku banojnë rreth 20 milion ndjekës të kësaj feje.

Vetëm në Amerikë rreth 500,000 njerëz e identifikojnë veten si Sikh dhe më shumë se 430,000 Sikh e konsiderojnë Mbretërinë e Bashkuar si shtëpi të tyre, thuhet sipas një cenzusi të vitit 2011.

Por ajo që po ndodh në botë është se muslimanët po i përziejnë me Sikhët, kjo si shkak i Islamofobisë që po shkakton një valë urrejtjesh anti Sikh, duke bërë që edhe ky komunitet fetar ta ndiej diskriminimin në transportin publik dhe plotë vende të tjera.

https://twitter.com/SikhProf/status/877909352895488001/photo/1?tfw_site=indy100&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.indy100.com%2Farticle%2Fsikhs-face-discrimination-get-mistaken-for-muslims-hardayal-singh-united-sikhs-8332796

Një aktivist Sikh ka shfaqur një numër të madh të fotove nga Snapchati që kishte bërë një njeri në aeroplan, duke e fokusuar një njeri sikh i veshur me turban duke e quajtur terrorist.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe me politikanin Kanadezë Jagmeet Singh ku një grua e akuzoi se ai flenë me Sheriatin dhe Vllaznin Musliman, edhe pse ai ishte Sikh dhe mbante turban.

Drejtori i Sikhve të Bashkuara, Hardayal Singh ka pranuar se diskrimini nga Sikhëve është për shkak të ngritjes së diskriminimit kundër Muslimanëve, e që asnjëra nuk është e pranueshme.

Ai ka thënë se ne duhet të ngrihemi kundër çdo diskriminimi ndaj pjesëtarëve të çdo feje. Po ashtu ka thënë se media po bënë që të vizatohet terroristi e pastaj njerëzit shumë lehtë e gjykojnë në bazë të asaj që u jep media si informacion./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit