-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Si arriti Vjena të shmangte përmbytjet katastrofike?

Më të lexuarat

Vizioni shembullor për t’i dalë të keqes përpara…

Përmbytje të rënda kanë goditur disa vende evropiane këtë javë dhe pavarësisht nivelit të lartë të ujit të Danubit, Vjena ka shmangur katastrofën me të cilën janë përballur vendet e tjera evropiane.

Deutsche Welle shkruan se Vjena ka një sistem të madh për t’u mbrojtur kundër përmbytjeve të tilla katastrofike. Është ndërtuar në brigjet e Danubit për dekada pas përmbytjeve të shpeshta dhe intensive në Vjenë.

Në shekullin XIX filloi puna për forcimin e shtratit të lumit dhe krijimin e një fushe përmbytjeje, e cila ndryshoi ndjeshëm peizazhin e qytetit.

Një rrjedhë lumore e Danubit është Kanali i Danubit si kanal artificial, dhe tjetra është Danubi i Vjetër, i shkëputur nga rrjedha kryesore e ujit.

Kanali i Ri i Danubit, 21 kilometra i gjatë, u përfundua në vitet 1980. Ai shkon paralel me Danubin dhe toka e gërmuar gjatë ndërtimit të tij është përdorur për të ndërtuar një ishull artificial. Në rast përmbytjesh, uji derdhet në Danubin e Ri.

Këto masa në Vjenë mund të zvogëlojnë sasinë e ujit deri në 14,000 metra kub në sekondë, që korrespondon me përmbytjet që ndodhin statistikisht çdo 3,000 deri në 5,000 vjet. Kjo do të thotë se sistemi i kontrollit të përmbytjeve në Vjenë është ndërtuar për skenarin më të keq. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit