Megjithëse konsideroheshin si ca mjeranë në kuptimin social të fjalës, ata sot zotërojnë një pasuri të jashtëzakonshme ushtrake, siç janë Humera-t e frikshëm amerikanë.
Bëhet fjalë për të ashtëquajturin “Shteti Islamik” i cili ka arritur të fuqizohet e përhapet në Siri dhe Irak gjatë viteve të fundit.
Gjatë kësaj kohe, ky grup ka arritur të ndërtojë një arsenal të vërtetë ushtarak, kryesisht me pajisje të prodhimit amerikan, të cilat i mori nga ushtria irakene pasi ata e braktisen Mosulin.
Gjatë një interviste të dhënë për Irakiya TV, kryeministri iraken Haider al-Abadi tha se ISIS-i arriti të merrte me mijëra Humera (Humvees) kur mori nën kontroll qytetin e Mosulit më 10 korrik të vitit të kaluar.
Kryeministri iraken tha për Al Jazeera-n se kishin humbur 2,300 Humera vetëm në Mosul.
Automjetet e marra vlerësohen mbi 1 miliard dollarë amerikanë.
Që nga dalja në skenë, ISIS është shoqëruar me shumë teori konspirative. Dhe ai argument ka qenë edhe arsenali i tyre ushtarak i Humera-ve, i poseduar në një zonë ku prej vitesh ligjin e bëjnë amerikanët.
Dhe për më tepër, habi po bën pathyeshmëria e tyre duke bërë krahasimin me sulmin amerikan mbi Irakun e Sadamit, një shtet me një ushtri tejet të fuqishme, i cili ra brenda një jave. /tesheshi