1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shumica e francezëve janë pro operacioneve tokësore në Siri

Më të lexuarat

Sipas një anketimi të opinionit publik në Francë vërtetohet se një pjesë e rëndësishme e anketuesve japin mbështetje që trupat franceze të marrin pjesë në operacionet e mundshme tokësorë ndërkombëtarë kundër organizatës terroriste DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në anketimin e kryer nga qendra kërkimore Ifop dhe e publikuar në gazetën “Journal du Dimanche” vërehet se 56 përqind e anketuesve kanë dhënë mbështetje për operacione tokësore, ndërsa 43 përqind e tyre kanë dalë kundër si dhe 1 përqind janë të pavendosur.

Theksohet gjithashtu se operacionet tokësorë janë mbështetur me 64 përqind nga anketuesit me bindje të djathta, si dhe 59 përiqnd e anketuesve me bindje të majtë janë pro.

Në anketim kanë marrë pjesë afërisht 1 mijë persona të moshës mbi 18 vjeç si dhe me gjini, profesione dhe grupmoshave të ndryshme.

Pas deklaratës së Presidentit francez François Hollande javën e kaluar, avionët francezë kryejnë fluturime zbulimi kundër objektivave të DAESH në Siri, ndërsa ministri i jashtëm Laurent Fabius në një deklaratë ditën e djeshme kishte theksuar se avionët luftarakë të vendit ende nuk kanë marrë vendimin përfundimtarë në çështjen e goditjes së objektivave të DAESH në Siri.

Franca merr pjesë në operacionet e sulmeve ajrore në Irak kundër objektivave të DAESH, ndërsa në Siri nuk merrte pjesë në këto operacione me arsyetimin se “do të forconte” regjimin e Asadit. Franca gjtihashtu ndihmon me armë dhe municione grupet të cilat luftojnë DAESH-in në Siri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit