6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shumë vende në luftë me zjarret që kanë kapluar botën

Më të lexuarat

Zjarret që po vazhdojnë në shumë vende të botës kanë shndërruar në hi dhjetëra mijëra hektarë toke në SHBA, Evropë dhe Rusi, ndërsa numri i zjarreve që shpërthyen brenda vitit 2021 në shumë vende të botës ka tejkaluar mesataren e viteve të kaluara, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas hartës satelitore të NASA-s, Sistem për Informim të Zjarreve dhe Menaxhimit të Burimeve i quajtur “FIRMS”, zjarret që tregohen me pika të kuqe janë shpërndarë në shumë vende të botës.

Zjarret që kanë ngjyrosur me të kuqe shumë rajone të botës në hartë nga SHBA-ja deri në Rusi, nga Amerika e Jugut në rajonet veriore, qendrore dhe jugore të Afrikës, si dhe në Gjirin Arab, kanë shtyrë në luftë me këtë fenomen shumë vende të BE-së, si Italia, Spanja, Greqia dhe Rumunia.

Sipas hartës për emergjencë të Komisionit Evropian që tregon zjarret pyjore, zjarret në mbarë kontinentin gati se arrijnë deri në veri të Rusisë. Në hartën satelitore mund të shihet se zjarret e madhësive të ndryshme në vendet e BE-së po vazhdojnë të paktën një javë.

Italia në luftë me zjarret

Veçanërisht rajonet jugore të Italisë iu dorëzuan shumë zjarreve, qoftë të vogla ose të mëdha.

Sipas lajmeve në mediat lokale, si rezultat i zjarreve që shpërthyen në pika të ndryshme të ishujve të Sicilisë dhe Sardenjës si dhe të rajonit të Kalabrisë, mijëra hektarë tokë u shndërruan në hi.

Në zjarrin e shpërthyer më 24 korrik në provincën Oristano në perëndim të ishullit të Sardenjës, u dogjën 20 mijë hektarë tokë, ndërsa u evakuuan 1.500 persona. Në rajon vazhdojnë punimet e ftohjes. Italia përveç avionëve të saj zjarrfikëse, kërkoi nga vendet e BE-së avionë për intervenim.

Christian Solinas, kreu i Administratës Autonome të Sardenjës, theksoi se nuk është e mundshme të llogaritet dëmi i shkaktuar nga zjarret, duke kërkuar mbështetje emergjente ekonomike nga qeveria qendrore për kompensimin e dëmeve.

Rumani

Rajoni jugor, përfshirë Bukureshtin, kryeqytetin e Rumanisë, një nga vendet anëtare të BE-së, dhe veçanërisht kufiri me Bullgarinë, janë treguar me pika të kuqe, në hartën në fjalë.

Edhe tek fqinjët e Rumanisë, Moldavia dhe Ukraina janë vende të tjera ku vazhdojnë zjarret pyjore.

Greqia

Gjithashtu edhe në Greqi, më 27 korrik, në një zonë pyjore në rajonin Stamata të Komunës Dionisos në afërsi të kryeqytetit Athinë, shpërtheu zjarr që kërcënoi edhe vendbanimet.

Zyrtarë të Komunës Dionisos theksojnë se gjendja në rajon është shumë e rëndë dhe përkundër ndërhyrjeve të ekipeve, flakët iu afruan vendbanimeve.

Më pas u njoftua se zjarri u mor në kontroll.

Rusia

Punimet për shuarjen e zjarreve që filluan në korrik në rajonin Yakutistan të Rusisë, ende vazhdojnë.

Deri më sot, rreth 1,3 milion hektarë zonë pyjore janë shndërruar në hi, kurse zyrtarët e rajonit shpallën gjendje emergjente.

Ministria ruse të Situatave të Emergjencës, në deklaratën e djeshme njoftoi se në zjarret që vazhdojnë në 144 rajone të ndryshme, ekipet vazhdojnë punimet e tyre për shuarje.

SHBA dhe Kanada

Sipas të dhënave të siguruar nga Qendra Kombëtare Ndërinstitucionale e Zjarreve në SHBA deri më 29 korrik, 1,7 milion dynymë në 13 shtete janë djegur në 82 zjarre masive. Përveç kësaj, zjarre të reja të mëdha janë raportuar në shtetet Idaho, Alaska dhe Minesota.

Më shumë se 4.500 zjarre shpërthyen në Kanada në vitin 2021. Kjo shifër u regjistrua si afërsisht 1.000 më shumë se mesatarja 10-vjeçare e vendit. Gjatë këtij viti janë djegur 2.150 hektarë tokë.

Tejkalohen të dhënat mesatare

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore (EFFIS), mesatarja e periudhës 2008-2020 tashmë është tejkaluar për sa i përket sipërfaqes së djegur në Itali, si dhe në Francë dhe Rumani.

Ndërsa 53.797 hektarë tokë u dogjën në Itali këtë vit, mesatarja e 12 viteve ishte 40.781. Ndërkaq, 22.807 hektarë u dogjën në Francë, kurse mesatarja e viteve të mëparshme ishte 9.283. Po kështu, në Rumani, 18.620 hektarë tokë u dogjën këtë vit, dhe mesatarja e 12 viteve ishte 16.082.

Në të njëjtën faqe, tregohet se midis vendeve jashtë BE-së, Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu humbi 25.583 hektarë tokë nga zjarret, që është shumë afër mesatares së periudhës 2008-2020 prej 30.199 hektarësh.

Po ashtu, 17.599 hektarë tokë në Tunizi janë djegur këtë vit. Vendi tashmë ka tejkaluar mesataren 12-vjeçare prej 6.257 hektarësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit