-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Shumë vende duan të blejnë avionët pa pilot të prodhuar nga Turqia”

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nurettin Canikli në fjalën që mbajti në diskutimet për buxhetin në parlament tha se në bisedimet që ka realizuar kohët e fundit me përfaqësuesit e shumë vendeve, një ndër çështjet prioritare kanë qenë mjetet ajrore pa pilot.

 

 

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nurettin Canikli në fjalën që mbajti në diskutimet për buxhetin në parlament tha se në bisedimet që ka realizuar kohët e fundit me përfaqësuesit e shumë vendeve, një ndër çështjet prioritare kanë qenë mjetet ajrore pa pilot (SIHA) që ka prodhuar Turqia.

Në fjalën drejtuar Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) tha se ka shumë vende që duan të blejnë SIHA-t tona.

“Nuk do të jap këtu ndonjë emër vendi, por dua të them se kjo çështje zë një vend të rëndësishëm në takimet që realizojmë në vizitat ndërkombëtare. Për shembull në një takim 1-orësh që ne bëjmë, 45 minuta kalojnë si kërkesë për të blerë avionët pa pilot SIHA, të zhvilluar nga kompania turke Bayraktar. Jam përballur me disa raste të tilla, e kam përjetuar personalisht, dhe natyrisht që ndjehemi krenar për këtë”, u shpreh Xhanikli.

Kurse në lidhje me sistemin e mbrojtjes ajrore që do të blihet nga Rusia ministri sqaroi raketat e tipit S-400 janë blerë për shkak të nevojës urgjente.

Xhanikli gjithashtu njoftoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes së synimit për zhvillimin e sistemit vendor të mbrojtjes ajrore.

“Për t’u zhvilluar kombëtarisht në këtë drejtim ne kemi nënshkruar një deklaratë synimi me konsorciumin EUROSAM. Mundësisht deri në fund të janarit do të firmoset edhe marrëveshja në prani të Presidentëve të Turqisë dhe Francës”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit