-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Shuhet shpresa e fundit e kombëtares italiane për kualifikim në botëror

Më të lexuarat

Presidentja e komisionit të ligjit në Peru, Paloma Noceda njoftoi se do të tërheqë projektligjin që, sipas të gjithë ekspertëve, vë në rrezik pjesëmarrjen e ekipit kombëtar peruan në Kupën e Botës 2018.

“Me përpjekje dhe zemër, qëllimi i kualifikimit në Kupën e Botës u arrit. Projektligji do të tërhiqet”, shkruan Noceda në Twitter.

Ligji do të vinte nën kontroll Federatën e Futbollit të Peruan (FPF), i cili, sipas ekspertëve, do të nënkuptonte mosmarrëveshje të menjëhershme të vendit me FIFA-n.

Kombëtarja e Perusë

Kjo e fundit ka paralajmëruar se në rast të miratimit të ligjit, atëherë Peru nuk do të mund të mund të llogarisë në pjesëmarrje në Kupën e Botës.

Kjo do të nënkuptonte se Italia ose Kili do të merrnin pjesë në botërorin e vitit të ardhshëm që mbahet në shtetin rus.

Theksojmë se federata peruane është në kaos të vërtetë pasi që postin e presidentit e pretendojnë dy persona, Edwin Oviedo dhe Fuerza Popular.

Ndryshe, tashmë janë bërë të ditura 32 skuadrat që do të mund t’i shohim në botërorin e vitit të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit