2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shtyrje e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Më të lexuarat

Pse procesi nuk mund të fillojë para 1 nëntorit 2023?

Fillimi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë është shtyrë për dy muaj dhe do të fillojë më 1 nëntor të këtij viti.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave të shtyhet dhe të mbahet nga 1 nëntori deri më 15 dhjetor 2023.

“Për një proces të kësaj përmasash, ndihma është e mirëseardhur. Me mbështetjen e UNOPS-it do të ndërmarrim hapat e parë për të siguruar prokurimin e pajisjeve të nevojshme për procesin, por duke respektuar Kushtetutën dhe Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, sepse një bashkëpunim të tillë nuk mund ta trajtonim ndryshe sesa si marrëveshje ndërkombëtare”, thekson Qeveria.

Për regjistrimin e vitit 2011, autoritetet e mëparshme kanë bashkëpunuar me një organizatë ndërkombëtare, së cilës i kanë transferuar miliona euro për qëllime prokurimi, vetëm me një memorandum mirëkuptimi.

“Një mënyrë e tillë e bashkëpunimit e cenon shtetësinë e Kosovës”, theksohet në deklaratë.

Shtohet se edhe pse janë bërë përgatitje përkundër rezistencës edhe brenda Komisionit Qendror për Regjistrim të prodhuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesi nuk mund të fillojë para 1 nëntorit, pra dy muaj më vonë.

Regjistrimi i fundit në Kosovë është bërë në vitin 2011.

Edhe pse regjistrimet kryhen çdo dhjetë vjet, pandemia e COVID-19 ka shtyrë mbajtjen e një regjistrimi të ri.

Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i banorëve në Kosovë ishte 1,739,825, prej të cilëve 1,616,869 ose 92.9 për qind ishin shqiptarë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit