1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shtypi amerikane jep shembull profetin Muhammed për luftimin me koronavirusin

Më të lexuarat

Në revistën javore të lajmeve amerikane “Newsweek” është postuar një shkrim i cili përmban edhe hadithe të profetit Muhammed që ka të bëj me vetë izolimin kur paraqiten sëmundjet ngjitëse, përcjell Gazeta e Re

Përmbushja e rregullave të higjienës është një nga masat më të rëndësishme kundër epidemisë së koronavirusit, revista javore e lajmeve amerikane Newsweek përveç sugjerimeve të mjekëve të njohur e përfshiu edhe sugjerimet e profetit Muhamedit për epidemitë. “A e dini se para 1300 viteve profeti Muhammed ka propozuar karantinë dhe vetë izolim kur u përhapeshin sëmundjet ngjitëse dhe pandemitë” ka shkruar Newsweek.

“Ata me sëmundje infektive duhet të mbahen larg atyre të shëndetshme,” është shkruar duke cituar një Hadith ku pejgamberi bën rekomandime për mbrojtjen ndaj sëmundjeve ngjitëse.

Përveç këtyre ata kanë cekur edhe sugjerimin për pastërtinë e profetit Muhammed “Pastërtia është pjesë e imanit dhe besimit, lani duart kur të zgjoheni, para dhe pas çdo ushqimi”.

Lajmi bëri bujë të madhe edhe në botën islame e cila u shpërnda me mijëra herë.

Në anën tjetër në SHBA, numri i të prekurve me koronavirus e ka kaluar shifrën 69 mijë, me më shumë se 1000 të vdekur. Vetëm qyteti i Nju Jorkut numëron rreth një të tretën e të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19. Zyrtarët kanë bërë thirrje që çdo person që ka udhëtuar në Nju Jork të vetizolohet. Presidenti Donald Trump, tha gjatë një interviste në Fox News se ai “do të donte që në më pak se tre javë, vendi të jetë gati për t’iu rikthyer punës, por zyrtarë të tjerë nuk janë dakord.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit