1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Shtyhet pa afat regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Më të lexuarat

Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës ende s’ka verdikt final për nisjen ose jo, si proces në Kosovë.

“Ende nuk është marrë vendimi përfundimtarë për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë”, ka thënë Hazbije Qeriqi, zyrtare e lartë për komunikim me publiku nga ASK.

“Jemi duke pritur vendimin e Qeverisë ose Kuvendit”, ka shtuar ajo.

Sipas zyrës së statistikave të Bashkimit Europian – Eurostat, ka rekomanduar që regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, të bëhet këtë vit. Por ky proces po shihet si i pa realizueshëm edhe nga vet ASK.

Ndër arsyet që përmenden se duhet të shtyhet regjistrimi i popullsisë janë, “pandemia dhe zgjedhjet”.

ASK ka bërë të ditur se sipas rekomandimeve të OKB dhe Eurostat- gjatë procesit të regjistrimit nuk duhet të ketë fushata senzibilizuese, gjë e cila shihet si proces i pa shmangshëm, për shkak të zgjedhjeve lokale që do pritet të mbahen në Kosovë rreth muajit tetor të këtij viti.

“Nuk guxon të ketë fushata sensibilzuese në të njëjtën kohë, për shkak të interferimit të fushatave zgjedhore dhe mundësisë së përhapjes së virusit “, citohet të ketë qenë rekomandimi i evropianeve, për agjensionin e Statistikave të Kosovës.

“Më 2021 nuk ka kurrfarë gjase të bëhet regjistrimi i popullsisë,” por që ASK është duke punuar me intensitet të shtuar për të bërë përgatitjet që ky proces të filloj në prill 2022.

“Në lidhje me këtë as Qeveria e as Kuvendi nuk kanë marrë një vendim që na i përcakton neve se si duhet të procedojmë tutje ne si agjencion”, tha zëdhënësja Qeriqi, nga ASK.

Se ky proces nuk duhet të shtyhet, vlerëson profesori i Gjeografisë Ibrahim Ramadani.

“Shtyerja e këtij procesi është i dëmshëm sepse e pengon qeverinë në ndërtimin e politikave për planin dhjet vjeçare, për shembull sa çerdhe e shkolla duhet të hapen os të mbyllen”.

Ramadani e sheh të pa arsyeshme, arsyen e shtyrjes së këtij procesi.

“Kosova në kohë pandemie ka gjetur mundësi që të zhvilloj zgjedhje parlamentare, restorantet dhe kafeteritë ishin plotë dhe vazhdojnë të jenë, ndërsa procesi i regjistrimit të popullsisë gjoja po paraqitka problem”.

Ramadani shtoi se përgatitja adekuate e intervistueseve në terren do ta eliminonte rrezikun e përhapjes së virusit, si problem i evidentuar për të ndaluar regjistrimin.

“Intervistuesve në teren duhet te iu mbahen trajnimet e nevojshme për të operuar në kushte pandemie dhe se një proces i tillë do duhej që këtë vit të përfundonte”.

Njohësi i çështjeve demografike dhe sociologjike Shkodran Ramadani në një prononcim për Albanain Post theksoi se “Censusi është forma më gjithëpërfshirës për mbledhjen e informacionit, përmes censusisit politikbërsit e dinë se çfarë strukture të popullsisë kanë”.

Politikbërsit pa census e kanë të pamundur të ndërtojnë politika pasi që “një shtet nuk e di se a i ka ikur një pjesë e popullsisë dhe sa, e ka të pa mundur të hartojë politika intervenuese” shtoi Ramadani.

Sipas Ramadanit Kosova dhe vendet e ish-Jugosllavisë njihen si “vrima të zeza të ikjes së popullsië”, dhe për këtë arsye censusi është i nevojshëm që të mbahet në afatet e përcaktuara.

Sociologu në fjalë tërheq paralele se “në vitet e okupimit, kosovarët në masë të madhe kishin bojkotuar censusin, ndërsa më 2011 një proces të tillë e bojkotuan serbët, censusi i ardhshëm është shumë I nevojshëm për Kosovën ku sipas Ramadanit do duhej përfshinte gjithë popullatën e Kosovës përfshi edhe serbët”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit