1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shtyhet gjykimi kundër shqiptarit që dogji flamurin maqedonas

Më të lexuarat

Mynir Ismaili, autori i aktit të djegies së flamurit maqedonas para komunës së Strugës, do të përballet me drejtësinë, mirëpo procesi gjyqësor kundër tij është shtyer për 7 qershor.

Ky vendim është sjellë nga Gjykata Themelore e Strugës, e cila akuzon 47 vjeçarin për kryerjen e veprës penale për veprën që nxit urrejtje ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve. Për shtyrjen e procesit ishte bërë kërkesa nga i pandehuri, ashtu që trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Zhivko Avramoski vendosi që seanca e radhës të mbahet më 7 qershor.

Mynir Ismaili (1965) nga fshati Shum i Strugës më datë 23 janar dogji flamurin maqedonas para ndërtesës së komunës së Strugës, në prani të shumë qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

Myniri ka deklaruar se e ka bërë këtë akt në afekt në shenjë mllefi, ofendimi dhe revolte, pas ngjarjeve që paraprinë me fyerjet dhe brohoritjet antishqiptare nëpër stadiume dhe palestra sporti në vend dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe kampionatin evropian në hendboll, që mbahej në Serbi, ku brohoritjet e orkestruara antishqiptare arrinin kulmin dhe djegien e flamujve shqiptarë.

“Ishte shprehje e mllefit dhe thjesht një mesazh kundër këtyre dukurive anticivilizuese, për të ndërprerë këto thirrje dhe brohoritje të një shqiptarofobie të orkestruar”, ka thënë Mynir Ismaili, i cili ka mbetur edhe pa avokat mbrojtës, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kërkesave për mbrojtje.

Për këtë proces gjyqësor, mbretëron interesim i madh jo vetëm në Strugë por edhe më gjerë, sepse është refleksion i zhvillimeve dhe ngjarjeve të përgjithshme në Maqedoni. (M.Latifi/INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit