6.7 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Vetëhelmohet vrasësi i ish të dashurës dhe rivalit

Më të lexuarat

Fund tragjik për autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Toshkëz të Lushnjes. Erjon Cjapi, 32-vjeçari që vrau mbrëmjen e 12 majit ish të dashurën e tij dhe një të ri 24-vjeçar, rivalin e tij të ri, ka konsumuar fotoksinë në momentin që është arrestuar nga blutë e qytetit të Lushnjës.

Policia e arrestoi atë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 03:30 në fshatin Zhelizhan të Lushnjes, ndërkohë që pak më vonë mësohet se 32-vjeçari ndërroi jetë në spital, bën të ditur BW.

Erjon Cjapi qëlloi për vdekje mbrëmjen e 12 majit 27-vjecaren Rajmonda Sota me 3 plumba, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie si dhe “rivalin” e tij, 24-vjeçarin Marsel Cani. Mbi 24-vjecarin Cjapi derdhi plot 5 plumba edhe pse ai fillimisht mundi të mbijetojë dhe rrëfeu në spital krimin e Cjapit.

Policia sqaron se 32-vjeçari nuk e ka “kapërdirë” dot lidhjen e 27-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, me një mashkull tjetër, duke ndërmarrë kështu edhe krimin e rëndë. Ai ishte shpallur në kërkim që nga ajo ditë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit