Negociatat e parapara për të filluar mbrëmë në Kombet e Bashkuara, për arritjen e marrëveshjes së parë obliguese për tregun global të armatimit, janë shtyrë për shkak të kontestit lidhur me statusin e vëzhguesit për delegacionin palestinez.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, nuk e mbajti fjalimin e tij të hapjes, kështu që fillimi zyrtar i bisedimeve është shtyrë për më vonë.
Raportohet se Izraeli ka thënë se nuk do të marrë pjesë në bisedime, nëse palestinezët do të njihen nga konferenca.
Pritet që negociatat do të vazhdojnë deri më 27 korrik, njofton Evropa e Lirë. Raportohet se ekzistojnë ndarje të mëdha ndërmjet vendeve se si do të rregullohej tregu që vlen më se 60 miliardë dollarë në vit.
Poashtu, ka pasur debate edhe lidhur me çështjen nëse respektimi i standardeve të të drejtave të njeriut do të jetë kriter për qeveritë, që ta japin pëlqimin për eksportin e armatimit.
Para ndërtesës ë Kombeve të Bashkuara ka pasur protesta kundër hapjes së bisedimeve.kohaislame