0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shtrohet iftar në rrugët e njërit prej qyteteve më të modernizuara të Evropës

Më të lexuarat

Javën e kaluar, në njërën nga rrugët e qytetit të Kamenicës ishte shtruar iftar për besimtarët myslimanë, të cilët agjërojnë muajin e Ramazanit – raporton Periskopi.

Ky iftar, nuk kaloi pa u kritikuar. Sipas kritikëve, nuk është traditë e shqiptarëve që të hanë ushqim rrugëve dhe se një praktikë e tillë po e paraqiste vendin si shtet islamik.

Por, Kosova nuk është shteti i vetëm në të cilin u praktikua një gjë e tillë. Njëjtë vepruan edhe qytete të tjera, ndër më të modernizuarat në botë. Gjatë ditës së djeshme, besimtarët myslimanë shtruan iftar në rrugët e Vjenës.

Një gjë e tillë raportohet se praktikohet pothuajse çdo vit, pasi muaji i Ramazanit dhe agjërimi janë pjesë e jetës kulturore në Vjenë. Muaji i agjërimit nuk përjetohet vetëm shpirtërisht, por gjithashtu nënkupton edhe socializmin dhe përbashkim për myslimanët.

Njerëzit me prejardhje dhe kultura të ndryshme bëhen bashkë, ushqehen, bisedojnë dhe shkëmbejnë ide. Shumë prej tyre marrin me vete familjarët, miqtë ose fqinjët. Në të tilla raste, xhamia e Bosnjës në Hippgasse gjithmonë hap dyert për myslimanët dhe gjithë ata që duan ta shijojnë iftarin në ambient të hapur.

Festivali i Iftarit në ambient të hapur mbledhë gjithmonë mijëra njerëz të komunitetit mysliman. Madje, edhe kalimtarët e rastit shpesh herë ulen dhe shijojnë iftarin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit