2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Shtrenjtohen mallrat “Made in Albania”. Tre mujori i dytë i rriti me 1.6 %

Më të lexuarat

Rritja e kostove të prodhimit kryesisht në industrinë nxjerrëse dhe atë përpunuese, kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të çmimeve të prodhimit në tremujorin e dytë të vitit, raporton Revista Monitor. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan rritje me 1,9 %.

Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje me 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 101,2 kundrejt vitit 2010, duke shënuar një ulje me 0,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Vlen të përmendet ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; “industri nxjerrëse” me 3,4 % dhe “industri përpunuese” me 0,3 %.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit