1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Shtoje falënderimin në Ramazan që Allahu t’i ruaj mirësitë e t’i shtoj ato

Më të lexuarat

Muaji Ramazan, ky muaj ne te cilen bashkohen shume sebepe per pranimin e lutjeve, duke fillu nga shtimi i Imanit tone e deri tek cdo mundesi e arte per pranimin e lutjve qe na ka treguar per to i Dashuri jone Salallahu alejhi we selem.

Kjo eshte e sigurte por pyetja qendron tek ajo se cka te lutemi!?

All-llahu ne Kur’an na informone per dy gjera per te cilat nese i kombinojme sebashku, del ne pah nje lutje shume e bukur te cilen as vet nuk dime ta thurrim.

Thote All-llahu ne Kur’an:

1- “E nese me falenderoni, do t’ua shtoj” (Ibrahim 7)

2- “E nese mundoheni ti numeroni te mirat e All-llahu nuk arrini dot” (Ibrahim 34).

Prandaj nese ju e falenderoni All-llahun per te mirat qe nuk i numeroni dot, All-llahu do tua shtoje te mirat qe as nuk dini qe i keni, e as qe dini te luteni per ato.

Prandaj falendero All-llahun per;

Imanin – ta shton ate
Shendetin – ta shton ate
Sigurine – ta shton ate
Pasurine – ta shtone ate
Suksesin – ta shtone ate
Familjen – ta ruan ate
Femijet – ti mbikqyr ata
Diturine – ta shton ate
Mbulojen e te metave- ti mbulon edhe me shume
Suksesin – te jep bereqet ne te
Dhe per te gjithat te mirat qe nuk i njehim dot- te gjitha ato ti shton.

Ky eshte Zoti im Bujar, o All-llahu ty te qofte i gjithe falenderimi, ty te qofte falenderimi per ate qe na mundeson qe te te falenderojme, ty te qofte falenderimi per te gjitha miresite.

Falenderimi ndaj All-llahut eshte adhurim ne vete, eshte ajka e Besimit, prandaj All-llahu ne Kur’an e citoj ne te kunderten e mohimit si te jete vete besimi kur tha “Me falenderoni e mos me mohoni” (Bekare 152)

Kur Aishja radijallahu anha, e pyeti Pejgamberin Salallahu alejhi we selem per adhurimin e tij te shumte sa qe ju qaheshin kembet, tha; “A mos te deshiroj te jem rob falenderues” (Muttefekun alejhi)

E prej menyrave te falenderimit eshte ajo qe tha All-llahu “dhe per miresite e All-llahut trego” (Duha 11)

Tregimi dhe kujtimi i te mirave te All-llahut me qellim falenderimi perveq se i shton te mirat ajo sjelle rahati te mendjes dhe pozitivitet ne jeten e njeriut.

Ky eshte Zoti im Bujar, o All-llah ty te qofte i gjithe falenderimi per miresine e falenderimit.

Harith Selimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit