1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Shtohet numri i të rinjve të prekur nga AIDS në të gjithë botën

Më të lexuarat

Numri i të rinjve të prekur nga sëmundja AIDS është shtuar në të gjithë botën.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve, UNICEF, të premten gjatë një deklarate ka bërë të ditur lajmin në lidhje me shtimin e 50 % të të rinjve të prekur nga AIDS në të gjithë botën mes viteve 2005-2012. Në raportin e OKB thuhet se ndërkohë që në vitin 2005, 71 mijë të rinj të moshave 10-19 vjeç kanë qenë të prekur nga AIDS, në vitin 2012 numri i tyre ka arritur shifrën e 110 mijë persona. Sipas këtij raporti, UNICEF ka kërkuar ndihmën prej 5 miliard e 500 milion dollarëve në vitin 2014 për parandalimin e prekjes së 2 milion personave të tjerë të moshave të reja. Studiuesit e shkencave mjekësore në Evropë gjithashtu së fundmi kanë deklaruar se me prekjen e 131 mijë personave nga sëmundja AIDS në këtë kontinent në vitin 2012, numri i të prekurve është rritur me 8 %, shifër kjo e cila ka shtuar shqetësimet e autoriteteve evropiane./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit