11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Pakistan: Protesta masive kundër vazhdimit të sulmeve të dronëve amerikanë

Më të lexuarat

Populli pakistanez në qytete të ndryshme të Pakistanit kanë zhvilluar protesta, për të kundërshtuar vazhdimin e sulmeve të avionëve amerikanë pa pilot në rajone të ndryshme të Pakistanit si dhe kanë brohoritur parulla kundër Amerikës.
Sipas mediave lokale pakistaneze, aktivistë të grupeve fetare në Pakistan me theks të veçantë Këshilli për mbrojtjen e Pakistanit në qytete të ndryshme të Pakistanit të provincës Panxhab në jug të Pakistanit, pas faljes së namazit ët xhumasë kanë zhvilluar protesta kundër vazhdimit të sulmeve të dronëve amerikanë. Gjithashtu edhe në provincat Baluchistan, Sand dhe Khajber Pakhtunkha në veri-perëndim të Pakistanit, janë organizuar protesta kundër SHBA-ve. Në qytetin Pishaver në qendër të provincës Khajber, populli i këtij vendi kanë bllokuar rrugët kryesore për të kufizuar lëvizjen e automjeteve të NATO-s. Edhe sot dronët amerikanë kanë bombarduar rajonin Kabile të Veziristanit verior në veri-perëndim të Pakistanit. Thuhet se nga këto sulme një raketë është hedhur në një shtëpi në qytetin Miransha, duke vrarë 3 persona dhe plagosur disa të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit