4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shtimi i lindjeve në kampe, kërkohet sterilizimi myslimanëve Rohingya

Më të lexuarat

Bangladeshi ka vendosur që për të shmangur lindjet e shumta të fusë sterilizimin vullnetar në kampet e saj të mbingrakuara me refugjatë Rohingya.

Gati 1 milionë refugjatë po luftojnë për hapësirë në kampe pasi përpjekjet për të inkurajuar kontrollin e lindjeve kanë dështuar.

Më shumë se 600,000 Rohingya kanë ardhur në Bangladesh për ti shpëtuar dhunës në shtetin Rakhinë të Myanmarit. Një goditje ushtarake në Myanmar në muajin gusht shkaktoi eksodin e madh duke tensionuar shtetin e varfër të Bangladeshit.

Pakica myslimane në shtetin Rakhinë ka përjetuar dekada me rradhë persekutimin. Shuma prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme.

Pintu Kanti Bhattacharjee, i cili drejton shërbimin e planifikimit familjar në lagjen Cox’s Bazar ku janë vendosur kampet, tha se refugjatët nuk kanë shumë dijeni se si të kontrollojnë lindjet. Ndaj është menduar që të futet procesi i sterilizimit që të shmangen lindjet e shumta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit