-2 C
Pristina
Tuesday, January 21, 2025

Shtigjet drejt paqes – Tarik Ramadan

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Shtigjet drejt paqes – Tarik Ramadan

Paragjykimi e ka helmuar ndërgjegjen bashkëkohore myslimane
 
Ç’mund të themi më tepër për pafuqinë e myslimanëve, krizat dhe të metat e tyre, apo paaftësinë e tyre për të përmbushur sfidat e ditës? Islami sot është në diskreditim, myslimanët janë nën sulm të përditshëm për dhunën e kryer në emër të tyre, për diskriminimin ndaj grave dhe “jo-myslimanëve” të cilat disa pretendojnë ti justifikojnë në emër të mësimeve dhe predikimeve të tyre. Nga brenda, myslimanët janë kritikët më të mprehtë të të metave dhe dobësive të tyre: ata ankohen për dijetarët e tyre, udhëheqësit, ndarjet e tyre të brendshme, të shteteve të trishtuara të shoqërive me shumicë myslimane ku arsimi është një fatkeqësi, drejtësia sociale është  një mirazh dhe sistemi politik një çerdhe e korrupsionit. Nga jashtë dhe nga brenda vendimi është i pashmangshëm: kriza është e thellë, dyshimet kanë minuar besimin dhe vetëdijen. Kjo ka ndodhur në heshtje, apo e shoqëruar nga ankesat, frika, vuajtjet, frustimi dhe lotët. Si mundemi ne që të shpëtojmë nga burgu i pretendimeve, i pompoziteteve, kritikave të vazhdueshme apo kriticizmave sterile? A ka ndonjë mënyrë për ne për tu bërë vetë-kritikë, për të fituar besimin dhe lirinë? Çfarë shtegu do të na çojë ne drejt paqes?
Ne fillojmë me një paradoks. Liria mund të nuhatet vetëm në rëndësinë e vetë-zotërimit. Përtej mënyrës si të tjerët na shohin ne, përtej ankesave tona të vazhdueshme, të gjithë ne kemi një nevojë të thellë për heshtjen dhe analizimin e vetveteve: heshtjen e ndërgjegjes sonë. Ne kemi nevojë të dëgjojmë zemrat tona, që të njohim nevojat tona. Islami-si të gjitha traditat shpirtërore-na mëson se ne nuk mundemi kurrë të përmbushim vetet tona dhe nuk mundemi kurrë të arrijmë liritë tona, duke vepruar kundër të tjerëve, me ose në lidhje me gjykimet- të bazuara apo të pabaza- të të tjerëve. Të jesh, nënkupton të kthehesh në ndërgjegjen tonë, në inteligjencën dhe zemrën tonë, të zotohesh deri në masën e plotë të aftësive tona, për të njohur dhe për të edukuar veten. Njohja e Zotit, na kujton Kurani, qëndron “midis njeriut dhe zemrës së tij”: Zoti na fton ne që të njohim vetet tona, të mbështetemi në ndërgjegjen tonë, si dhe të kërkojmë përgjegjshmërinë. Por mbi të gjitha, Zoti na thërret ne që të kuptojmë besimin tonë, praktikat tona si besimtarë dhe vetet tona. E veçanta apelon ndaj njerëzve që të bëhen qenie të ndërgjegjshme, të marrin vetet e tyre plotësisht në dorë, dhe të bëhen- duke kapërcyer të gjitha pengesat-imponues për të mirën, mirëqenien e njerëzve dhe paqen.
Ne duhet të fillojmë duke shmangur maninë e formalizmit dhe pretendimeve se forca e besimit varet nga zbatimi i  ndalesave. Forca e besimit qëndron në vend për të kuptuar qëllimin final të udhëtimit. Të besosh do të thotë të kuptosh……… të kuptosh se arsyeja jonë, është ndonjëherë e paaftë për të kuptuar. Mbi të gjitha, ajo është për të kuptuar kuptimin parësor të “Teuhidit”, i njëshmërisë hyjnore: për të njohur praninë hyjnore brenda nesh, për të vëzhguar shenjat e Tij në univers dhe për të mësuar të japim falënderime për ata që duam, për mënyrën se si natyra është përhapur para nesh, dhe për bukurinë dhuruar mbi ne. Besimi fillon me falënderime, ashtu  si Lukmani i urtë mësoi djalin e tij;  por ne nuk mund të jemi  plotësisht mirënjohës, nëse ne nuk kuptojmë saktësisht se çfarë na është dhënë. Mosha na ka mësuar të jemi të shpejtë në ankesat tona, lidhur me ato çka na mungojnë, por sa shpejt që ne e  harrojmë  pasurinë që Uniku, dhe jeta në vetvete na ka dhuruar, me thellësinë e heshtjes dhe padukshmërinë e burimeve të qenies sonë.  Por këtu qëndron një paradoks tjetër: zemra e di se pasuria e saj, varet nga pranimi i dështimeve dhe i varfërisë së saj. Larg nga gjykimi i të tjerëve, larg nga dogmatizimi, myslimanët sot duhet të mbajnë qetësi, duhet të shqyrtojnë vetveten: i tillë është udhëtimi i tyre, drejt pasurinë së zemrës, ndërgjegjes dhe paqes. Sfida më e madhe e epokës sonë është që të thellojmë të kuptuarit tonë dhe dashurinë tonë. Spiritualiteti është drita e ndërgjegjes dhe zemrës, që i jep kuptim jetës sonë dhe që ndriçon rrugën tonë.
Në rrezik është liria, asgjë më pak. Paragjykimi  i masave dhe qëndrimet elitist të qarqeve shkencore (ulematë), apo disa mistikëve (sufitë), kanë helmuar ndërgjegjen bashkëkohore myslimane. Kur mësimi i parimeve dhe ritualeve fokusohet në kufijtë dhe ndalimet, ne shohim myslimanët gjithnjë e më shumë të zakonshëm që ua dorëzojnë zemrat e tyre “shenjtorëve”  të vdekur, ndërsa njerëzit e rinj të shkolluar kthehen në mendje-ngushtë, dhe nga ana tjetër grupet elitiste të dijetarëve të bindur se vetëm ato “kuptojnë”, bëjnë që masat ti ndjekin në mënyrë të verbër. Të dy qëndrimet janë simptomat e krizës së sotme. Islami dhe myslimanët kanë nevojë për llojin e udhëzimit që respekton të gjitha qeniet, si gratë ashtu dhe burrat, si të varfërit ashtu edhe të pasurit, zezakët dhe të  bardhët, aziatikët apo të tjerët. Udhëzim i cili, për shkak se respekton çdo ndërgjegje individuale, inteligjencë apo zemër, ka në  vëmendje të  plotë  realitetit social dhe historik, si dhe kujtimet  kulturore. Respektimi i plotë i njerëzve, nuk do të thotë pranim,  se ata zbresin në paragjykim, as idealizim si  “shenjtorët” apo studiues, as të konsumohen nga emocioni verbër që mund të transformojë dinamizmin e tyre në populizëm (ku variant fetar është më i rrezikshmi nga  të gjitha). Përulësia e qytetarëve të arsimuar dhe studiuesve përbëhet nga studimi-dhe shërbimi. Sfidat me të cilat ato përballen-myslimanë apo jo- janë ato lidhur me Egon, pasurinë dhe pushtetin.
Është koha për të ndalur ankesat nëse jeta ka dështuar të na i lehtësojë vuajtjet dhe lotët tona. Myslimanët duhet të pajtojnë vetet më forcën e plotë të këtij mesazhi. Duhet të rizbulojnë Hyjnoren e Vetme në dialog intim, dhe pastaj në besim të gjejnë veten e tyre. Duhet të bëhet përgjegjës: e tillë është liria fillestare. Asnjëherë mos humbni shpresën: i tillë është mesazhi i fundit i Islamit. Të jeni të tillë që të njehni vetet, të jeni mirënjohës dhe të shërbeni në besimin e thellë se paqja qëndron në qëllimin dhe gjithë kuptimin e asaj çka ne bëjmë, dhe jo në dukshmërinë e rezultatit apo tingullin e duartrokitjes. Filozofët kanë lajmëruar:”Çfarë nuk të vret të bën më të fortë” … jeta, e cila për nga përkufizimi përfundimisht nuk na vret, duhet të jenë mënyrë që të na forcojë shpirtërisht.  Koha, besimi dhe heshtja do të jenë të nevojshme, ne duhet të mësojmë për tu kujdesur për veten. Islami ka nevojë për myslimanët-gra dhe burra, të cilët i kuptojnë mësimet e tij, të cilët përpiqen të jetojnë me ta dhe që dëshmojnë para njerëzimit dhe natyrës për mesazhin e tij  të thjeshtë, shkëlqyes dhe ende kërkues: Në qoftë se ju besoni, ju kërkoni, kur ju kërkoni ju e doni, nëse e doni ju i shërbeni, kur ju i shërbeni, ju luteni.
Vetë-pajtimi, fuqizimi i autonomisë dhe lirisë, mund të vijë vetëm në lidhje me ndërmjetësimin e atyre përreth nesh, me respekt të tyre, dhe në shërbimin e tyre. Ashtu si shenjat e universit që na kujtojnë ne shenjat e intimitetit tonë më të thellë, si rendi i kozmosit që reflekton paqe për zemrën, ne duhet të mësojmë, të kuptojnë dhe të shkelim jashtë veteve tona. Të duash dhe të shërbesh do të thotë të shkelësh jashtë vetes: dhe që të shkelësh jashtë vetes do të thotë të mbash premtimin e vetë- pajtimit. Një paradoks final ky, dhe një e vërtetë e bukur, njëkohësisht.
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit