-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shteti turk mbyll 4 kanale televizive të lidhura me “Vëllazërinë muslimane”

Më të lexuarat

Ankaraja ka dhënë një urdhër të çuditshëm për ndërprerjen e transmetimeve dhe mbylljen e katër televizioneve, konkretisht televizionet Mısır Aan, Perfectin, Rabia dhe Al Şark. Televizione që i përkisnin lëvizjes “ihvana muslimin” ose “vëllazëria muslimane” siç njihet në Shqipëri. Lëvizje kjo e cila në Shqipëri operon kryesisht me emrin e “Shoqatës Ardhmëria”.
“Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se këto kanale transmetonin pa leje. Sidoqoftë, Ministria e Jashtme përmbahej nga shpjegimi nëse do të ndërmerret ndonjë hap kundër këtyre kanaleve, të cilat nuk e fshehin transmetimin e tyre nga Stambolli.

Ankaraja dha përgjigjen e saj zyrtare ndaj pretendimeve se Turqia mbështeste transmetimet e televizioneve Mısır Aan, Perfectin, Rabia dhe Al Şark që bën thirrje për dhunë dhe terror, të cilat Republika i solli në axhendën e Turqisë me titullin “Urdhrat e Vdekjes nga Stambolli” dhe që nuk fshehin që ata transmetojnë nga Stambolli. I ngarkuari me punë i Egjiptit, Hüseyin Elsaharty, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Egjiptit iu kërkua t’i jepte fund akuzave kundër Turqisë, duke deklaruar se pretendimet se Turqia “mbështet terrorizmin dhe dhunën” janë “të pabaza”.

Ndërsa Turqia reagoi me fjalë të ngjashme ndaj përpjekjeve të bëra nga Kajro, burimet deklaruan se Turqia nuk dha leje zyrtare për transmetimet dhe thanë, “Këto kanale televizive nuk kanë për të marrë leje. Regjistrimet e këtyre kanaleve nuk janë në Turqi, këto kanale nuk kanë leje për të transmetuar nga Turqia. Sidoqoftë, pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme, pyetjet në lidhje me atë që është bërë për të mbyllur këto kanale dhe për të ndaluar transmetimet e tyre nuk u përgjigjën, shkruan e përditshmja “cumhuriyet” një nga gazetat me te mëdha në Turqi.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit