0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shteti gjerman kërkon të lirohen pa kushte tre policët e Kosovës

Më të lexuarat

Gjermania ka kërkuar që të lirohen pa kushte tre policët kosovarë, që forcat serbe i arrestuan ata në territorin e Kosovës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se lirimi i policëve duhet të bëhet pa kushte, transmeton Telegrafi.

“Gjermania kërkon lirimin pa kushte të tre policëve Kosovës të ndaluar. U bën thirrje të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë të de-përshkallëzojnë menjëherë situatën”, thotë ai në reagimin e tij në Twitter.

Tutje, ai ka shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë nënvizon se “nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të të dyja vendeve, të cilët kanë të drejtë për një të ardhme paqësore”.

Ndryshe, tre policëve të Kosovës të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë.

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit