3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Shteti dhe populli shqiptar i urojnë Erdoganit fitoren

Më të lexuarat

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit.

 

 Tirana zyrtare dhe populli shqiptar urojnë fitoren e Presidentit të Turqisë, Erdoğan

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi, Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, (Rexhep Tajip Erdoan) për fitoren në zgjedhjet e 24 qershorit.

Në mesazhin e publikuar nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se Meta shpreh besimin e tij se gjatë mandatit të ri të presidentit Erdoğan, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve do të forcohen edhe më shumë.

I nderuar Zoti President,

Urimet më të mira e të përzemërta për fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale! Ju uroj nga zemra shumë suksese në përmbushjen e agjendës Suaj dhe drejtimin e zhvillimin e mëtejshëm të Turqisë e të popullit mik turk.

Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë.

Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie.

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë.

Me urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

Më herët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje.

Sipas burimeve presidenciale, presidenti Erdoğan falënderoi kryeministrin e Shqipërisë për urimin.

Nga ana tjetër, qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në Shkodër, dhe qytete të tjera kanë mirëpritur dhe festuar suksesin e arritur nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili fitoi zgjedhjet e mbajtura të dielën e kaluar në Turqi.

Qytetarët janë mbledhur në disa rrugë të kryeqytetit duke festuar me flamuj të Turqisë dhe Shqipërisë, duke ndjekur edhe rezultatet e zgjedhjeve.

                                                            ***

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit