1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

SHTETET SOCIALE TË EUROPËS…

Më të lexuarat

SHTETET SOCIALE TË EUROPËS..

Si çdokush e di se në Europë është shteti ai që e ndihmon prindin të rrisë fëmijët e tij, pasi çdo muaj I jep pagesa të mjaftueshme për çdo fëmijë, që të ushqehet, vishet dhe shkollohet.

Në pamje të parë kjo është e mirë. Por kujdes.
Kjo praktikë e ka edhe të keqen e saj brenda.

Në këtë kohë kanë filluar institucionet e ruajtjes së fëmijëve të korrin atë që kanë mbjellë për vite me rradhë.

1. Fillimisht ata kanë plotësisht të drejtë ti thonë prindit se fëmijën tënd e kam rritur unë dhe jo ti. Kjo rrëzon shumë nga fuqia që prindi ka mbi fëmijën.

2. Ata kanë nisur të aplikojnë ligje nëpër shkolla për të promovuar në mënyrë abuzive zgjedhjet e ndërrimit të seksit ose afrimitetin me seksin e njëjtë. Dhe prindërit nuk kanë të drejtë ta ndalojnë këtë.

3. Prindit nuk I lejohet ta edukojë fëmijën me vlerat e tij fetare apo tradicionale. Dhe mund edhe të burgoset nëse këtë ia obligon fëmijës së vet.

4. Fëmija mund të bëhet pa dëshirën e tij spiuni I shtetit kundër prindërve të tij. Pasi nga presioni psikologjik dhe manipulimi, mësuesit në shkollë ose institucionet sociale mund ta bëjnë që fëmija të deklarojë gjëra të paqena kundër prindit dhe në fund, këto institucione ia marrin fëmijën nga prindi. Bazuar në pikën e parë, prindi nuk ka shumë fuqi ta kërkojë fëmijën e tij.

5. Fëmijët jepen me qera, në familje vendase europiane pa asnjë kriter moral dhe edukativ. Tashmë shumë familje të tilla europiane kanë nisur tërrin fëmijë emigrantësh nga sociali, sepse për çdo fëmijë ata paguhen nga 1500 e më shumë euro.

REZULTATI..
Pas disa vitesh do të kemi një rini europiane të shkatërruar të rritur pa ngrohtësinë prindërore, çka do të sjellë një brez të egër dhe të mbrapshtë.

TË GJITHA KËTO JANË PRODUKTI I POLITIKAVE SOCIALE TË EUROPËS.

Nga Eduard Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit