5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Shtetasja turke e arrestuar në Izrael kthehet në Turqi

Më të lexuarat

Özkan ishte arrestuar më 11 qershor në Aeroportin “Ben Gurion” të Tel Avivit

 

STAMBOLL (AA) – Shtetasja turke Ebru Özkan, e cila u arrestua në Izrael më 11 qershor, mbërriti sot në Turqi në orët e hershme të mëngjesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i Turkish Airlines në të cili gjendej Ebru Özkan u ul në Stamboll në orën 00:10 sipas kohës lokale (GMT2110).

Özkan u tha gazetarëve në aeroport se ndihet e kënaqur që arresti i saj ka marrë fund.

“Falënderoj Zotin që mbaroi, jam në vendin tim, jam në paqe”, tha Özkan.

Ajo gjithashtu tha se është në dijeni të mbështetjes së treguar në Turqi derisa ajo gjendej në arrest.

“Unë do të doja ta falënderoja presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan. Ai u interesua shumë për rastin tim”, shtoi ajo.

Më herët, presidenti Erdoğan ka thirrur në telefon shtetasen turke të arrestuar në Izrael dhe i ka përcjellë asaj urimet, njoftoi zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalın.

Kalın tha në llogarinë e tij të Twitter-it se Ebru Özkan u arrestua me akuza të pabazuara në Izrael dhe tani po kthehet në Turqi.

“Unë e përgëzoj atë për qëndrimin e saj të palëkundshëm dhe i uroj të jetë mirë”, shtoi Kalın.

Özkan u arrestua më 11 qershor në aeroportin “Ben Gurion” të Tel Avivit duke u akuzuar për lidhje me “grupet terroriste”.

Özkan, 27 vjeçe, ishte shfaqur në një seancë më parë në gjykatën ushtarake Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Gjykata vendosi lirimin e Özkanit me kusht prej 15.000 shekelësh izraelitë (afërsisht 4.110 dollarë), duke marrë pasaportën e saj. Përveç kësaj, ajo duhej të vizitojë stacionin më të afërt të policisë. Prokurorët e kundërshtuan vendimin, por ankesa refuzua nga gjykata.

Në aktakuzën e përgatitur nga prokurorët izraelitë, Özkan akuzohej për “ndihmë dhe ofrim të shërbimeve të ndryshme për Hamasin, prishje të rendit publik dhe sjellje të parave të armikut në Izrael”.

Pas një vizite treditore në Kuds, pak para se të kthehej në Stamboll më 11 qershor, policia izraelite arrestoi Özkanin në Tel Aviv.

Ajo nuk ishte shtetasja e parë turke që arrestohet kohëve të fundit nga autoritetet izraelite.

Në janar, Osman Hazır, shtetas turk 46-vjeçar, u arrestua pasi bëri një selfi në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor teksa mbante një flamur të Turqisë.

Dhjetorin e kaluar, Izraeli arrestoi Abdullah Kızılırmak dhe Mehmet Gargılı pas grindjes me policinë izraelite, e cila kishte tentuar t’i pengojë ata të mos hyjnë në vendin e shenjtë.

Muajin e njëjtë, Adem Koç u arrestua brenda kompleksit Al-Aksa për “prishje të rendit publik dhe pjesëmarrje në një demonstratë të paligjshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit