4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shtetasja franceze, Loana Alvarez Magana pranoi Islamin

Më të lexuarat

Shtetasja franceze, Loana Alvarez Magana pranoi Islamin me një ceremoni të zhvilluar në Myftininë e qytetit Kırşehir në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Myftinia e qytetit Kırşehir thuhet se një “ceremoni e pranimit” u zhvillua në Myftininë e qytetit Kırşehir për shtetasen franceze Magana e cila vendosi të bëhet muslimane.

Në ceremoninë e cila filloi me pjesë nga Kur’ani, myftiu i qytetit Mehmet Yaman informoi shtetasen franceze Magana rreth Islamit dhe i shpjegoi ato me leximin dhe përkthimet e ajeteve kuranore.

“Baza e Islamit është të besosh ekzistencën dhe unitetin e Allahut, të pranosh Hz. Muhammedin si rob dhe të dërguarin e Allahut. Për t’u bërë një musliman i mirë është e nevojshme të zbatosh rregullat e besimit, adhurimit dhe moralit, të mësosh dhe ato që mëson t’i zbatosh”, deklaroi Yaman.

Myftiu Yaman përgëzoi dhe i uroi suksese në jetë Magana-s e cila u bë muslimane duke shqiptuar Kelime-i Shehadetin.

Në fund të ceremonisë Magana-s iu dhurua certifikata e konvertimit, një Kur’an me përkthim dhe një libër për njohuritë bazë fetare (ilmihal).

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit