-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shtetasi i Kosovës i kërkon Shqipërisë 100 mijë euro dëmshpërblim për burgosje pa faj

Më të lexuarat

Nexhat Mulaj, nga Kosova, i cili qëndroi padrejtësisht 2 muaj prapa hekurave si i dyshuar për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, padit shtetin shqiptar dhe kërkon plot 100 mijë euro dëmshpërblim. Ky 28 vjeçar, djalë i një familjeje dëshmorësh të luftës së Kosovës, shkruan në padinë e tij se ka pësuar dëme të pallogaritshme nga akuza e padrejtë për vrasje, pasi e ëma pësoi parainfarkt, ndërsa bashkëshortja humbi fëmijën, shkruan GSH.

“Për shkak të papërgjegjësisë së organeve kompetente të Prokurorisë dhe Gjyqësorit, u akuzua dhe u dënua një i pafajshëm edhe pse pafajësia e tij u vërtetua më së fundi. Por nga ana tjetër, një nënë rrezikoi jetën duke pësuar një parainfarkt kardiak dhe një grua humbi fëmijën e saj nga një abort spontan, i krijuar nga situata duke rrezikuar edhe ajo jetën e saj si rrjedhim”, – shkruan në padi Mulaj, i cili tashmë që pas daljes nga burgu ndodhet në Kosovë dhe ka rinisur jetën, edhe pse pati pasoja mjaft të rënda nga burgimi i padrejtë.

Një javë pas ekzekutimit të argjendarit Sinanaj, në pranga përfundoi Nexhat Mulaj, i cili për fatin e tij të keq kishte rastisur të kalonte pranë vendit të ngjarjes. Ai u lirua dy muaj më vonë, pasi prokuroria vërtetoi pafajësinë e tij. Nexhat Mulaj, tashmë kërkon dëmshpërblim nga prokuroria shqiptare për burgun dhe akuzat e padrejta.

Viktor Gushi ka pranuar se është autor i vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj, akuzë për të cilën kosovari Nexhat Mulaj qëndroi. padrejtësisht në burg për dy muaj me radhë. Gushi u tha oficerëve se i erdhi keq kur mësoi lajmin e arrestimit të Mulajt, por ishte i sigurt se do të lirohej për mungesë provash./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit