4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shtëpia e Bardhë: Zelenski i prezantoi Bidenit një “plan fitoreje”

Më të lexuarat

Takimi në Shtëpinë e Bardhë pasoi pasi ShBA-ja njoftoi një paketë të re armësh dhe gati tetë miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Presidenti i ShBA-së Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan të enjten për të diskutuar mbështetjen e ShBa-së për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë erdhi pasi ShBA-ja njoftoi një pako të re armësh dhe gati tetë miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Biden “përshkroi vendimin e tij për të rritur ndihmën e ShBA-së për sigurinë për Ukrainën dhe Presidenti Zelensky prezantoi planin e tij për të mposhtur Rusinë”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu aspektet diplomatike, ekonomike dhe ushtarake të planit të Zelensky dhe i ngarkuan ekipet e tyre që të angazhohen në konsultime intensive për hapat e ardhshëm, thonë nga Shtëpia e Bardhë.

Ata ranë dakord të takohen më 12 tetor në Gjermani, ku Biden do të presë një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Pas takimit me Bidenin, Zelensky u takua veçmas me nënpresidenten Kamala Harris, e cila shprehu mbështetjen e saj “të palëkundur” për Ukrainën.

Më herët, Zelensky u takua me anëtarët e Kongresit Amerikan në Capitol Hill për të diskutuar pikat kryesore të planit të tij për luftë me Rusinë.

Plani, detajet e të cilit ende nuk janë publikuar, përfshin garancitë e sigurisë për anëtarësimin në NATO, tha Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit