3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që shtensionojnë situatën në veri.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë bën të ditur se në telefonatën e këshilltarit Finer të enjten me kryeministrin Albin Kurti dhe të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur shqetësimi i SHBA-së për situatën në veri.

Në njoftim thuhet se zëvendës këshilltari kryesor për Siguri Kombëtare, Jon Finer u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale.

Finer gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë po ashtu ka njoftuar rreth telefonatës së Finerit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Edhe në bisedën me Vuçiqin, Finer përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe shqetësimin për situatën në veri, duke i kërkuar të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.

Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit