21.8 C
Pristina
Saturday, July 6, 2024

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk e konsideron tërheqjen nga gara presidenciale

Më të lexuarat

Biden po përballet me presion në rritje për t’u tërhequr nga gara pas performancës së tij të dobët gjatë një debati të enjten e javës së kaluar kundër ish-presidentit Donald Trump

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Joe Biden nuk po mendon të heq dorë nga gara presidenciale 2024 mes thirrjeve për tërheqje pas performancës së tij të dobët gjatë debatit të javës së kaluar, transmeton Anadolu.

“Absolutisht jo, absolutisht”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kur u pyet nëse Biden po mendon të tërhiqet.

“Dhe ju e dëgjuat drejtpërdrejt edhe nga fushata”, theksoi ajo.

Biden po përballet me presion në rritje për t’u tërhequr nga gara pas performancës së tij të dobët gjatë një debati të enjten e javës së kaluar kundër ish-presidentit Donald Trump.

Disa demokratë besojnë se kandidatura e presidentit Biden do të dëmtojë mundësitë e partisë në zgjedhjet e nëntorit.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit