0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shtëpia Botuese “Dituria Islame”, pjesë e panairit të 23-të të librit

Më të lexuarat

Shtëpia Botuese “Dituria Islame”, pjesë e panairit të 23-të të librit


Me moton “Libri triumfon”, sot në Prishtinë, hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Këtë vit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj është rreth 2000, derisa numri i titujve të viteve të fundit është rreth 6000.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë duke filluar nga ora 9:00-20:00.

Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Në tendën e Shtëpisë botuese “Dituria Islame” mund t’i gjeni mbi 70 tituj, prej tyre më shumë se 15 tituj të rinj të botuar në mes dy panaireve.

Të gjitha botime e shtëpisë botuese “Dituria islame” gjatë ditëve të panairit mund t’i siguroni me 20% ulje.

Titujt e rinj, të cilët mund t’i gjeni në panairin e librit janë:

“Shkenca e Ilmul Kelamit” – Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava;

“Ligjërimet për fe dhe atdhe III” – Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava;

“Sallnametë e Vilajetit të Prizrenit” (1873-1874) – përkthyer nga Hatixhe Ahmedi dhe Sadik Mehmeti;

“Muhamedi a.s., profeti islam” – Imam Vehbi Ismaili;

“Nyja e besimit sipas Tahaviut” – Vehbi S. Gavoçi;

“Nga minberi i xhumasë” – Isa Tërshani;

“Tema islame II” – Resul Rexhepi;

“Hera e parë në Mekë” – Besnik Jaha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit