2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shtatë ushqimet që nuk duhet të rinxehen

Më të lexuarat

Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, ushqimet më mirë është që të shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri, raporton Mirror. Sepse mund të helmoheni nga rinxemja e tyre.

Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi ende i pa përdorur të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e rinxeni ushqimin.

Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalë, pasi ne i nxehim ushqimet e lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të rinxehet.

“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të helmojë ushqimin. Kur orizi të gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarrenë.”

“Rinxemja e orizit nuk do u shpëtojë nga helmimi”, thuhet në shpjegimin e “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”.

Këto janë shtatë ushqimet që nuk duhet t’i rinxeni, pasi gjasat për t’u helmuar janë shumë të mëdha: selino, vezët, spinaqi, kërpudhat, patatet, pula, panxhari, orizi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit