4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Shtatë të arrestuar për kokainë në Tiranë [video]

Më të lexuarat

Shtatë persona janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë, ku iu sekuestrua 1 kilogram e 257 gramë kokainë dhe 12 800 euro.

Finalizimi i operacioni “Seven” u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për shtetasit e arrestuar posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundërligjshëm. Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si “kokainë” dhe “canabis sativa” .

Të arrestuarit janë:

Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë
Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë
Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë .
Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale. Neni 283 dhe 236.
Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.

Materialet e sekuestruara:

Sasia prej 1 kilogramë e 257.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.
Sasia prej 41.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kanabis sattiva”.
Shuma prej 12.800 euro.
15 Telefona celualare.
3 automjete.
2 peshore elektronike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit