1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shtatë metoda për ruajtjen e namazit

Më të lexuarat

Namazi1. Largimi nga mëkatet sa të kesh mundësi, dhe përpjekja për të mos rënë në ato; e nëse të godet një gjendje e tillë kërko shumë istigfare-kërkim faljeje dhe pendohu.

2. Angazhimi në ndonjë punë shoqërore me anë të ndonjë vëllau/motre, në mësimin përmendësh të Kur’anit, vijimin e ligjeratave islame apo çfarë do pune sheriatike që nuk bie ndesh me obligimet e tua shkollore, qoftë edhe vetëm një herë në javë.

3. Përkujdesja për faljen e namazeve vullnetare (nafile) sepse kjo është një nga faktorët më të rëndësishëm për rujatjen e namazeve obligative (farze). Disa dijetarë kanë thënë: Lënia e suneteve është fillimi i lënies së namazeve obligative (farz).

4. Leximi rreth rëndësisë së namazit dhe shpërblimit të tij, njëherit edhe njohja me ndëshkimin për atë që e lë namazin dhe vonon atë nga koha e tij.

5. Gjithashtu, ajo që të ndihmon shumë është dashuria e madhe për Allahun dhe Muhammedin, alejhi selam, e kjo kërkon nga ti të njihesh me emrat e bukur të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta, gjithashtu të njihesh me biografinë dhe vyrtytet e Muhammedit, alejhi selam, sepse zemra ndihmon trupin nëse mbushet me dashuri ndaj një pune.

6. Të përmendurit e Allahut zbut zemrën;

bëje një orar për të thënë: Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, Lailahe ilallah, etj. dhe për të dërguar salavate mbi Muhammedin, alejhi selam, me rëndësi të thuhet edhe nëse nuk e thua çdo herë.

7. Në fund, duaja-lutja e veçanërisht natën, që Allahu ta mundësojë realizimin e këtyre mirësive, dhe ta lehtësoj nënshtrimin dhe dashurinë.

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.shkollaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit